
VeriuInfo sot në mëngjes ka raportuar ekskluzivisht për arrestimin e katër doganierëve në një aksion të udhëhequr nga Prokuroria Speciale.
Ky aksion i sotëm në veri dhe disa komuna tjera ka rezultuar me arrestimin e 8 doganierëve e një polici.
Zëdhënësi i doganës, Adriatik Stavileci ka bërë të ditur se nga ky aksion janë arrestuar nëntë persona, ku tetë prej tyre janë doganier dhe një tjetër polic.
Të arrestuarit dyshohen për korupsion dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Prokuroria Speciale konfirmon raportimin ekskluziv të Veriu.info për aksionin ndaj doganierëve
Ekskluzive: Aksion i Prokurorisë Speciale, arrestohen katër doganierë











