Edhe deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë lëshuar sallën e Kuvendit, pas zhvillimeve në seancën konstituive.
Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se vazhdimi i seancës do të mbahet të dielën në orën 10:00.
“Në rrethanat në të cilat jemi, seanca konstituive vazhdon punimet të dielën në orën 10:00”, tha Haxhiu.












