Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Edi Rama: Mendojmë të mbyllim TikTok e Snapchat!

20/11/2024 - 13:29
në Lajme
A A
Edi Rama: Mendojmë të mbyllim TikTok e Snapchat!
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri Edi Rama mbajti këtë të mërkurë një deklaratë për media, ku u ndal te rasti i vrasjes së 14-vjeçarit në shkollën “Fan Noli” nga bashkëmoshatari i tij. Rama në fjalën e tij e adresoi problemin te dhuna dhe bullizmi që po përhapet në rrjete sociale nga fëmijët dhe të rinjtë.

Shefi i qeverisë tha se qeveria do të ndërmarrë një nismë konsultimi me prindërit në të gjitha shkollat, ku në bashkëpunim me prindërit do të merret vendimi nëse do të mbyllen rrjetet sociale TikTok dhe Snapchat, apo do të vendosen filtra për të kontrolluar aksesin e fëmijëve nën 16 vjeç në këto rrjete sociale.

“Garantimi i sigurisë së fëmijëve është përparësia e përparësive tona. Por nuk janë po kaq të thjeshta përgjigjet e duhura në këto kushte, ku shumë shtete po përpiqen të vendosin filtra mbrojtës, por pa ndonjë rezultat domethënës.

Ne si qeveri jemi angazhuar prej kohësh me hulumtimin e kësaj problematike, duke ndjekur se çfarë bëjnë vendet e tjera, por dhe në kërkimin e zgjedhjeve të mundshme për ta ulur këtë presion gjithnjë e më të frikshëm. Janë ndërmarrë iniciativa të ngjashme, që nga Australia, ku aktualisht po ndalohet aksesi i të gjithë fëmijëve nën 16 vjeç në rrjetet sociale, deri te Franca, që po diskuton vendosjen si kusht të aprovimit të prindërve për hapjen e një llogarie online.

Përtej këtyre përpjekjeve dhe debateve lidhur me këto nisma, problem ende i hapur mbetet mungesa e një sistemi të zbatimit të tyre si rezultat i vështirësisë në aspektin teknik që lidhet me disa faktorë, që nuk është vendi t’i diskutojmë.

Tani dilema jonë si qeveri është nëse duhet të provojmë edhe ne të ecim në drejtim të vendosjes së filtrave, ku në fakt nga eksperiencat e deritanishme ku efektiviteti i tyre është i ulët ku rastet e bullizmit rriten. Ose të ndërmarrin masën drastike të mbylljes së TikTok dhe SnapChapt. Kemi vendosur që këtë dilemë ta hedhim për diskutim të gjerë në të gjitha komunitetet e prindërve, ku do të angazhohen të gjitha shkollat, nën drejtimin e Ministrisë së Arsimit, për të marrë një vendim sa më demokratik për një problem kaq të madh, por kompleks në përmbajtjen dhe zgjidhjen e vetë,” tha Rama.

/Euronews Albania/

JU REKOMANDOJMË

ShBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Trump admiron Kosovën dhe Serbinë

ShBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Trump admiron Kosovën dhe Serbinë
20/10/2026 - 22:45

Tammy Bruce, zëvendëspërfaqësuesja e misionit amerikan në OKB, ka thënë se paqja mes Kosovës dhe Serbisë mund të arrihet vetëm nga ato dyja, e jo nga Këshilli i...

Më shumëDetails

Shefi i UNMIK-ut në OKB ngre shqetësimet për Ligjin për Specialen, kërkon përgjegjësi për Banjskën e Ibër-Lepencin

Shefi i UNMIK-ut në OKB ngre shqetësimet për Ligjin për Specialen, kërkon përgjegjësi për Banjskën e Ibër-Lepencin
20/10/2026 - 22:36

Shefi i Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), Peter Due, ka ritheksuar shqetësimet e Bashkimit Evropian lidhur me ndryshimet e miratuara në Ligjin për Gjykatën Speciale,...

Më shumëDetails

Gjuriq ankohet në OKB: Kurti e Begaj sulmuan aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Gjuriq ankohet në OKB: Kurti e Begaj sulmuan aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
20/10/2026 - 22:23

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Marko Gjuriq, ka kërkuar drejtësi për viktimat e luftës në Kosovë, duke kritikuar reagimet e udhëheqësve politikë në Prishtinë dhe Tiranë...

Më shumëDetails

Duriq: Radoiçiq dhe Veselinoviq janë dy kriminelët më të mëdhenj në Serbi

Duriq: Radoiçiq dhe Veselinoviq janë dy kriminelët më të mëdhenj në Serbi
20/10/2026 - 22:20

Petar Duriq, bartës i listës “Baba, kjo është për ty”, tha gjatë një paraqitjeje televizive se Milan Radoiçiq dhe Zvonko Veselinoviq janë përgjegjës për vrasjet e Oliver Ivanoviqit...

Më shumëDetails

Konjufca: Raporti i UNMIK-ut është selektiv dhe përmban dezinformata për Kosovën

Konjufca: Raporti i UNMIK-ut është selektiv dhe përmban dezinformata për Kosovën
20/10/2026 - 22:03

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, i cili po përfaqëson Kosovën në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve...

Më shumëDetails

Katragjyshat vllazën – vlla me babën e babës t’babës tem”, Spahiu mundohet ta tregojë “lidhjen familjare” me Vlora Çitakun

Katragjyshat vllazën – vlla me babën e babës t’babës tem”, Spahiu mundohet ta tregojë “lidhjen familjare” me Vlora Çitakun
20/10/2026 - 21:58

Në “Pressing” të T7, po diskutohet për kryetarin e ardhshëm të PDK-së. Spahiu tha se me Vlora Çitakun e ka një lidhje familjare, por ishte aq e largët...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandali me ndrrim të foshnjës /MSh dërgon në Komision Disiplinor inspektoren që nuk e gjobiti “Spitalin Amerikan 2”

    Skandali me ndrrim të foshnjës /MSh dërgon në Komision Disiplinor inspektoren që nuk e gjobiti “Spitalin Amerikan 2”

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • Sulmohet fizikisht mjeku kujdestar në Spitalin e Vushtrrisë

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Skandal në ordinancën “AL-DENT V” në Skenderaj: Pacienti gëlltit gjilpërën gjatë trajtimit stomatologjik

    131 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • “90 për qind ujë”, këta janë 12 personat që iu ngrit aktakuzë për mashtrimin me derivate të naftës, akuzohen se i shkaktuan shtetit mbi 4.6 milionë euro dëm

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Krahasoi protestat e Tiranës me kohën e luftës në Kosovë, Haradinaj e shanë me nënë Konomin

    152 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë