Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

EKSKLUZIVE: 335 mijë euro të Ministrisë së Kulturës shkrihen në Brezovicë, të përfshirë motra dhe dhëndri i zv.ministres Osmani

11/06/2022 - 14:02
në Kryesore, Lajme
A A
EKSKLUZIVE: 335 mijë euro të Ministrisë së Kulturës shkrihen në Brezovicë, të përfshirë motra dhe dhëndri i zv.ministres Osmani
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri Kurti u bë sensacion në fillimin e këtij viti, kur e pamë teksa shijonte teleferikun në bukuritë e Brezovicës. Në karrigen e teleferikut, ishte një prej bashkëpunëtoreve të tij të afërta, Daulina Osmani, që mban postin e zëvendësministres në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Kurti po merrte pjesë në përfundimin e një projekti të Ministrisë së Kulturës. Ky projekt sportiv me destinacion Brezovicën, i kishte kushtuar Ministrisë 335 mijë euro. Këto 335 mijë euro i ishin dhënë Organizatës Joqeveritare, Federatës së Sportit Shkollor. Kjo e fundit, e shpall fituese të tenderit kompaninë ‘Omnisport’ – ku në mesin e pronarëve, është edhe Alban Xhambazi, burri i motrës së zëvendësministres Daulina Osmani. Disa prej dokumenteve më të rëndësishme të projektit, i ka sot ekskluzivisht Periskopi, ndërkaq palët përgjegjëse për implementimin e projektit, duken mjaft kontradiktore në deklaratat dhënë Periskopit…

Në sezonën e dimrit, kur populli po paguante faturat e shtrenjta të rrymës, në fund-vitin e 2021-ës dhe fillimin e këtij viti, Ministria e Kulturës kishte inicuar një program të quajtur ‘Drejt Malit’.

Pjesëmarrja e kryeministrit Kurti në ditën e fundit të programit tre javorë, ishte bërë lajm sensacional, shkaku që Kurti provoi teleferikun në Brezovicë, me zëvendësministren e Kulturës, Daulina Osmani, që njëherit njihet si një nga njerëzit më të afërt të kryeministrit.

Sipas projektit, 400 nxënës (shih memorandumin) të shkollave fillore, duhej të ishin pjesëmarrës në këtë program.

(Njoftimi i zëvendësministres Daulina Osmani për ngjarjen në Facebook)

Një shprushje në organizimin e kësaj ngjarje dhe me dokumentin që ka arritur t’i sigurojë ekskluzivisht Periskopi, vërehet ashiqare lidhja familjare e zonjës Daulina Osmani – zëvendësministre, me kompaninë që ka fituar ‘të drejtën’ për ta bërë programin të realizueshëm.

Kështu, sipas dokumenteve që ka Periskopi, Ministria e Kulturës me dy Ministri të tjera (atë të Arsimit dhe atë të Shëndetësisë) kishte nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Federatën e Sportit Shkollor të Kosovës për një projekt që do të kushtonte hiç më pak se 335,000 euro.

–Dokumenti i plotë i memorandumit të bashkëpunimit –

Qëllimi i programit – thënë më së shkurti – ishte dërgimi i disa nxënësve (në grupe dhe numër të caktuar) në Brezovicë për skijim, rekreacion, sport a quajeni si të doni.

Federata e Sportit Shkollor të Kosovës kontrakton OmniSport ku punon motra e zëvendësministres Osmani, me pronar burrin e vet

Kur puna e memorandumit të bashkëpunimit 335 mijë euro, veç kryhet me nënshkrimet e ministrave Hajrullah Çeku, Arbërie Nagavci dhe Rifat Latifi si dhe kryetarit Federatës, që shihet e regjistruar si OJQ, kjo e fundit, ashtu sië merr përsipër në bazë të memorandumit, hap tender për ta gjetur kompaninë që duhej ta implementonte programin, rrjedhimisht – pajisjeve, skive, dhe gjësendeve tjera logjistike.

(Thirrja për tender)


(Federata figuron e regjistruar si OJQ) 

Mbi 80 mijë euro për kompaninë ku punon motra e zëvendësministres dhe ku ka pronësi burri i saj

Kur Federata merr projektin (paratë) nga Ministria, kompania që fiton tenderin, ‘qëllon’ të jetë një kompani e njohur si ‘OmniSport’. Në mesin e pesë pronarëve të Omnisportit, është edhe Alban Xhambazi, burri i motrës së zëvendësministres Daulina Osmani, pra, burri i Mimoza Osmanit.

(Dokumenti publik: ARBK) 

Prej kësaj kompanie na thanë se tenderi që e kanë fituar, ishte mbi 80 mijë euro. Megjithëse nuk është ndonjë periudhë e largët kohore, na thanë se ‘ka qenë 80 e diçka mijë euro”. Këtë “diçka” ne – për momentin – nuk e dimë sa ka qenë.

Se kjo kompani është kontraktuar nga Federata, na e konfirmuan vetë prej aty për Periskopin.

Ne e pyetëm Agron Dubovcin, njeriun përgjegjës për ta kontaktuar në Federatë, se kush e ka fituar këtë tender dhe na tregoi se ishte ‘Omnisport’.

“Tenderin e ka fituar kompania e quajtur Omnisport, sipas kriterve të përcaktuara”, na tha Agron Dubovci në telefonin e Periskopit.

Këtë na e konfirmuan edhe Omnisporti.

Në telefonatën tonë për t’i verifikuar të dhënat e dokumentuara dhe burimet tona rreth temës, zonja Mimoza Osmani, motra e zëvendësministres, menaxhere në Omnisport, na tha:

“Sa më kujtohet ka qenë ofertë për skija, që është kërku prej Federates. Kemi ofru skija’, tha zonja Osmani për Periskopin.

Në Federatën e Sportit Shkollor, nuk iu kujtohet shuma e parave që kanë dhënë për tender. As Omnisportit, bash saktë nuk i kujtohet.

“Shifra e saktë e tenderit nuk po më kujtohet”, ka thënë Agron Dubovci i Federatës në telefon për Periskopin.

Edhe Bujar Turjaka, një prej pronarëve të Omnisportit, s’po e mban mend shumën, nuk i kujtohet saktë.

“Nëse nuk gaboj se nuk e di saktë, diku 80 mijë ka qenë, vetëm skitë i kemi pasë na, veç skitë i kemi pajisë, kemi konkuru faktikisht me një Komision që e ka pasë Federata, edhe kanë qenë tri oferta që i kemi japë edhe kanë qenë të përcaktumë për ofertën tonë të Omnisportit. Diku orientimisht 82-3 mijë, po nuk është 180 as nuk është 20 po është 80 e diçka mijë euro”, ka thënë Turjaka për Periskopin.

Kontradiktat:

Nga bisedat tonë për verifikimin e të dhënave që kishim, zyrtari i Federatës, na ka thënë se ‘kompania fituese e tenderit është marrë me të gjithë organizimin”. Nga Omnisport, na thanë se ata kanë qenë përgjegjës ‘vetëm për sigurimin e skive për projektin që janë kontraktuar.’

Sipas projektit, 400 nxënës (shih memorandumin) të shkollave fillore, do të ishin pjesëmarrës në këtë program. Federata, kishte ofertuar për shërbim të pajisjeve të skijimit, për 126 personave, ndërkaq në një dokument tjetër që e posedon Periskopi, për shërbimin e akomodimit, Federata përfshin 600 nxënës.

Po i marrim si të mirëqena të dyja deklaratat (Federates dhe Omnisportit). Pyetja që mbetet është, se kah shkuan edhe 255 mijë euro të tjera? Sipas gjithë dokumenteve që publikuam këtu, nga memorandumi mes Ministrisë e Federatës si dhe publikimet e kësaj të fundit për tender, e kuptueshme se projekti kërkonte detyra si: akomodim të nxënëve pjesëmarrës, trajnerëve, instruktorëve etj. Por, çka ndodhi tutje me këtë projekt, që Ministrisë, rrjedhimisht shtetit, i kushtoi 335 mijë euro?/Periskopi

JU REKOMANDOJMË

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
01/09/2026 - 08:01

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës. Marrëveshja...

Më shumëDetails

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë