Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ekskluzive: Afrim Haxhiu, Enes Muzaqi dhe Bajram Aliu janë personat që prokuroria u ngriti aktakuzë për shkak të 7 punësimeve në ndërmarrjen “Trepça SH.A”

16/10/2024 - 15:37
në Ekonomi, HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Ekskluzive: Afrim Haxhiu, Enes Muzaqi dhe Bajram Aliu janë personat që prokuroria u ngriti aktakuzë për shkak të 7 punësimeve në ndërmarrjen “Trepça SH.A”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Prokuroria Themelore në Mitrovicë sot ka bërë të ditur se ka ngritur aktakuzë, në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, kundër tre personave që dyshohet se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Cenimi i të drejtave të punësimit dhe papunësisë“.

Sipas Prokurorisë, të pandehurit, në janar të vitit 2020, si anëtar të komisionit për  pranimin e punëtorëve të minierën e Trepça SH.A., në bashkëkryerje dhe me dashje kanë vepruar në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, duke mos përfillur procedurat e rekrutimit të përcaktuara sipas udhëzimit administrativ të MPMS lidhur me rregullimin e procedurave të konkursit në sektorin publik.

Veriu.info mëson se personave që u është ngritur aktakuza janë Afrim Haxhiu, Enes Muzaqi dhe Bajram Aliu, të cilët dyshohet se kanë bërë shkelje ligjore me rastin e punësimit të shtatë (7) personave.

“Të njëjtit, kanë shkelur rregulloren e vlerësimit gjatë intervistimit me gojë të kandidatëve, ashtu që në vend të vlerësimit për çdo pyetje të saktë me njëzet (20) pikë siç rregullohet në udhëzim administrativ, në rastin konkret të pandehurit i kanë vlerësuar kandidatët me nga njëzetepesë (25) pikë për pyetje në total me mbi njëqind (100) deri treqind (300) pikë, duke i sistemuar në vende pune dhe themeluar marrëdhënie të punës me shtatë (7) persona, dhe me këtë veprim kandidatëve tjerë u ka mohuar të drejtën për punësim dhe kushte të njëjta ashtu siç parashihet me ligj. Me këto veprime, të pandehurit A.H., E.M., dhe B.A.,  kanë kryer veprën penale e cila u vihen në barrë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore të Mitrovicë.

Bëhet e ditur se Prokurori i Shtetit, i ka propozuar gjykatës që të pandehurit t`i shpallë fajtor për veprën e kryer penale dhe t`i dënojë sipas ligjit./Veriu.info

Aktakuzë kundër A.H., E.M., dhe B.A. për cenim të drejtave të punësimit dhe papunësisë në Ndërmarrjen “Trepça SH.A”

JU REKOMANDOJMË

Kajtazi: Aktakuza e Rozeta Hajdarit konfirmon se Albin Kurti është i korruptuar
Kryesore

Kajtazi: Aktakuza e Rozeta Hajdarit konfirmon se Albin Kurti është i korruptuar

16/11/2025 - 22:27
Integrimi drejt BE, Shqipëria shënon një tjetër moment historik, të hënën çelet grupkapitulli i fundit i negociatave
Kryesore

Integrimi drejt BE, Shqipëria shënon një tjetër moment historik, të hënën çelet grupkapitulli i fundit i negociatave

16/11/2025 - 21:22
Vjosa Osmani në intervistë me Politico: Kemi çmontuar mbi 900 banda kriminale, nuk ka banda kriminale në vendin tonë
Kryesore

Vjosa Osmani në intervistë me Politico: Kemi çmontuar mbi 900 banda kriminale, nuk ka banda kriminale në vendin tonë

16/11/2025 - 21:09
Gruda, PDK: Qeveria e Vetëvendosjes ka dorë në moszbardhjen e Rastit Dehari
Kryesore

‘51,42% të vendvotimeve në Mitrovicë me kod të gabuar’: Kështu e kontestoi Gruda vendimin e PZAP-së në Supreme

16/11/2025 - 19:50
Punëtorët e RTK-së nesër në grevë
Kryesore

Punëtorët e RTK-së nesër në grevë

16/11/2025 - 19:47
Gucati për Clarkun: Do të jetë një bombë për Gjykatën Speciale
Kryesore

Gucati për Clarkun: Do të jetë një bombë për Gjykatën Speciale

16/11/2025 - 19:26

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Auto Draft

    “Aksham pazari” me mbindërtime pa leje i qeverisjes së Bedri Hamzës në ditët e tranzicionit të pushtetit te Faton Peci

    152 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Numërohen votat e diasporës, Ruzhdi Shehu mposht Agron Kuçin në Junik

    188 Shpërndaje
    Shpërndaje 75 Tweet 47
  • Afrim Muçiqi: Politikë e poshtër, kemi mbet në dorën e analfabetëve

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • E tmerrshme: Hysamedin Feraj e quan PDK-në dhe LDK-në “djem të Serbisë”

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Visar Ymeri i tregon “koalicionet” e VV’së në balotazh- Kurti tha se të gjithë u bënë bashkë kundër tyre

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë