Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ekskluzive: Këta janë 4 anëtarët e familjes Gerbeshit që sot u arrestuan nga policia (Emrat)

21/09/2025 - 14:26
në Kryesore, Lajme
A A
Pamjet në foto: Kallxo.com

Pamjet në foto: Kallxo.com

Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

(Lajm i përditësuar) Prokuroria Themelore në Mitrovicë dhe Policia e Kosovës kanë realizuar një aksion në orët e hershme të mëngjesit sot në Vushtrri, ku janë arrestuar katër (4) persona, tre (3) prej tyre nën dyshimin e kryerjes së veprës penale “Detyrimi”, si dhe një (1) person i cili ka qenë në arrati për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor“ dhe “Arratisja e personave të privuar nga liria“.

Burime të Veriu.info bëjnë të ditur se aksioni me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Mitrovicë (dega Vushtrri) është realizuar në pronat e familjes Gerbeshi në fshatin Ropicë të Vushtrrisë dhe në një lokacion në qytetin e Vushtrrisë.

Veriu.info mëson se tre (3) nga katër (4) të arrestuarit janë: Avdullah Gerbeshi, Emin Gerbeshi, Rrahman Gerbeshi, dhe Kadri Gerbeshi.

Në pamjet e siguruara nga Veriu.info shihet se pas aksionit i janë vënë shiritat e policisë autosallonit “BINNI” në Vushtrri, pronë e Albin Gerbeshi.

Veriu.info ka kontaktuar edhe prokurorin që e ka udhëhequr aksionin e sotëm, Muharrem Prekazi, për të konfirmuar emrat e të arrestuarve, por ai ka thënë se në këtë fazë të procesit nuk mund të jep detaje më shumë se sa në komunikatë.

“Prokuroria Themelore në Mitrovicë në koordinim me Policinë e Kosovës, respektivisht Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, ka bërë realizimin e urdhëresës së Gjykatës Themelore në Mitrovicë – dega Vushtrri për kontrollin e shtëpive të katër (4) personave të dyshuar, ku që nga orët e hershme të mëngjesit janë kontrolluar gjithsej tri (3) lokacione, dy (2) në fshatin Ropicë të Vushtrrisë dhe një (1) lokacioni në qytetin e Vushtrrisë. Nga ky operacion policor janë arrestuar tre (3) persona lidhur me dyshimin e kryerjes së veprës penale “Detyrimi”, si dhe një (1) person i cili ka qenë në arrati për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor“ dhe “Arratisja e personave të privuar nga liria“. Me vendim të prokurorit, katër (4) të pandehurit ndalohen për 48 orë, ndërkaq operacioni është duke vazhduar”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

(Pamjet në foto: Kallxo.com)

Më poshtë gjeni disa prej raportimeve të Veriu.info për anëtarë të familjes Gerbeshi të publikuar gjatë këtij viti:

Operacion i madh policor në pronat e familjes Gerbeshi në Vushtrri – Arrestohen katër persona në tri lokacione

Ekskluzive: Paraburgosen dy nipa të familjes Gërbeshi, njëri po dyshohet se rrahu Liridon Osmanin (Emrat)

Ekskluzive: 30 ditë paraburgim policit Murat Latifi, dha informata dhe ndihmoi në largimin e të pandehurit Kreshnik Maloku, familjarit të familjes Gërbeshi

Arrestohet Fatmir Gërbeshi – Liridon Osmani nuk gjen rehati nga familja Gërbeshi

I përkeqësohet gjendja të plagosurit me armë në Gojbulë të Vushtrrisë, punonte si roje objekti në një pronë të familjes Gerbeshi

Osmani: E kam ditë që familja Gërbeshi nuk janë burra, burri që është burrë del… (VIDEO)

Ekskluzive: Liridon Osmani përmend me emër anëtarin e familjes Gërbeshi që e kërcënoi i pari përmes telefonit (VIDEO)

Morina në Kanal 10: Policia po i nënshtrohet familjes Gërbeshi nga Vushtrria (VIDEO)

Kadri Gerbeshi arratiset nga duart e Policisë në Vushtrri

Ky është vushtrriasi Tahir Gërbeshi që i kërcënoi me armë policët, iku me veturë dhe është ende në kërkim

30 ditë paraburgim për policin e arrestuar për ndihmë personave të përfshirë në vepra penale

Morina pas arrestimit të policit: Kam paralajmëruar se policë të Vushtrrisë punojnë për Gërbeshët, së shpejti priten arrestime tjera

Vushtrria nuk gjen qetësi nga Gërbeshët: E ndoqën me motor gruan e Liridon Osmanit, dy persona përfundojnë në pranga

“Policia e Vushtrrisë bashkëpunon me fajdexhinjtë, Gërbeshët po dojnë me ma marrë tokën” – Liridon Osmani sjellë detaje mbi raportimet e kërcënimeve në organet e rendit (VIDEO)

Vushtrriasi që u rrah brutalisht në sy të vajzës së tij, tregon kush janë sulmuesit – rasti konfirmohet edhe nga Policia (VIDEO)

 

JU REKOMANDOJMË

Parashikimi i motit për nesër dhe ditën e zgjedhjeve
Lajme

Parashikimi i motit për nesër dhe ditën e zgjedhjeve

26/12/2025 - 23:05
Armatosja e Kosovës, ish-komandanti i Forcave Detare shqiptare: Banjska ndryshoi krejt skemën e sigurisë
Kryesore

Armatosja e Kosovës, ish-komandanti i Forcave Detare shqiptare: Banjska ndryshoi krejt skemën e sigurisë

26/12/2025 - 22:47
Komuna e Prishtinës njofton se Ministria e Financave ka lansuar sistemin e ri të tatimit në pronë
Lajme

Përparim Rama për Albin Kurtin: Ideologjia e tij është 120 vjet e vjetër

26/12/2025 - 22:15
Bedri Hamza: Unë nuk premtoj atë që nuk mund ta realizoj, do ta rikthej partneritetin strategjik me SHBA-në
Lajme

Bedri Hamza: Unë nuk premtoj atë që nuk mund ta realizoj, do ta rikthej partneritetin strategjik me SHBA-në

26/12/2025 - 22:06
Maqedonci uron Ditën e Forcës: Ushtria e Kosovës, histori suksesi
Lajme

Autoblinda “Shota” e Shqipërisë do të prodhohet edhe në Kosovë, njofton Maqedonci

26/12/2025 - 22:03
Kompleksi “Bujaria Home” në Mitrovicë vendi ideal që të bëheni me banesën tuaj të ëndrrave
Lajme

Kompleksi “Bujaria Home” në Mitrovicë vendi ideal që të bëheni me banesën tuaj të ëndrrave

26/12/2025 - 21:53

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Arrestohet për vjedhje milionëshe vëllai i këshilltares së Albulena Haxhiut

    Arrestohet për vjedhje milionëshe vëllai i këshilltares së Albulena Haxhiut

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • RTK-ja obligohet të paguajë mbi 790 mijë euro për kontratën e shkëputur “Kush do të bëhet Milioner”

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Këngëtari mitrovicas i reagon ashpër Kurtit: Popull hapi syt, këto 100 euro janë ryshfet politik, kjo është anarki

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Rrahu gruan e dytë, aktakuzë ndaj hoxhës Behar Mjekiqi – detaje nga dosja e Prokurorisë

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Pas suksesit të kompleksit AMINA, Ariani Company vjen me projektin e ri AMINA 2 në Mitrovicë

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë