Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ekskluzive: Kush është personi që deputeti Mirsad Shkreta dyshon se ia vodhi 50 mijë euro ‘cash’ dhe 5 mijë euro stoli ari

26/06/2022 - 15:30
në Kryesore, Lajme
A A
Lajmërohet deputeti i VV-së, Mirsad Shkreta pasi iu vodhën 50 mijë euro në banesë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputeti i Vetëvendosjes, Mirsad Shkreta, të enjten ka qenë cak i hajnave. Atij dyshohet se i janë vjedhur 50 mijë euro para të gatshme dhe 5 mijë euro stoli të arit nga banesa e tij, në lagjen Kalabria në Prishtinë.

Gazeta Sinjali raportoi ekskluzivisht për vjedhjen që u krye në banesën e deputetit, për të cilën ai fillimisht refuzoi të deklarohej, duke mos u përgjigjur në telefonata e mesazhe. Për rastin kanë nisur hetimet nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, me ç’rast janë ngritur dyshimet e para se kush mund të jetë personi që ‘avulloi’ këtë shumë marramendëse të parave nga banesa e deputetit.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht nga burimet brenda Prokurorisë se personi që deputeti Shkreta po dyshon se ia vodhi mijëra eurot nga banesa është një pastruese me të cilën ka marrëveshje për pastrimin e banesës së tij.

Pse po dyshohet pastruesja dhe çka deklaroi deputeti Shkreta në Polici? Sinjali iu sjellë më poshtë të gjitha detajet e rastit

Kur e zbuloi deputeti se u krye vjedhje në banesën e tij, pasi s’gjeti paratë ku i kishte lënë?

Sinjali mëson se në orët e para të 24 qershorit, me t’u kthyer në banesë, Mirsad Shkreta, e gjeti atë të demoluar, çka e shtyri të mendojë se ishte cak i hajnave, përkundër që dera nuk ishte thyer. Meqë, nuk kishte depërtim brenda banesës me forcë, deputeti ngriti dyshimet se personi që e vodhi, kishte një çelës, që ia mundësoi të vidhte pa ndonjë ‘plan’ të detajuar.

Pse u ngritën dyshimet ndaj pastrueses dhe cilat janë informacionet e para nga hetimi që ka nisur?

Dyshimet ndaj pastrueses u ngritën pasi përveç çiftit, vetëm ajo posedonte një çelës të banesës. Periudha prej gati 16 orësh, sa familja Shkreta s’ishte në banesë, siç duket ia mundësoi të kryejë vjedhjen pa u ngutur.

Deputeti Shkreta ka deklaruar para hetuesve policorë se çelësin që mbante pastruesja kanë pasur marrëveshje që në momentin që kryen punët në banesë, ta lë te sigurimi i objektit dhe ta marrë përsëri ditën tjetër kur shkon të pastrojë.

Por më 23 qershor, siç duket ndodhi ndryshe, pasi Shkreta po dyshon se ajo ‘pastroi’ banesën, duke ia marrë të gjitha paratë që i kishte brenda. Ky informacion i dhënë nga deputeti, aktivizoi organet e rendit, duke i bërë ftesë pastrueses që të paraqitet në stacion policor, për t’u përballur me denoncimin kundër saj.

Cilat janë veprimet tjera hetimore që janë marrë deri më tash?

Vendi i ngjarjes tashmë është ekzaminuar, me ç’rast janë mbledhur prova që do të ndihmojnë të identifikohet personi që hyri me çelës në banesën e deputetit.

Hetuesit policorë kanë marrë edhe gjurmët latente të vijave papilare, pra gjurmët e lëna nga gishtërinjtë e duarve të njeriut, që do të krahasohen më pas dhe do të ndihmojë në ndriçimin e rastit.

Burimet brenda Prokurorisë thonë se edhe pamjet e sigurisë nga objekti do të sigurohen, në mënyrë që të analizohet periudha kur u krye vjedhja dhe detaje të tjera.

Sinjali mëson se çifti Shkreta është intervistuar në Polici dhe kanë dhënë të gjitha informacionet për dyshimet që kanë deri në këto momente.

Deklarimi i Shkretës përmes Facebook-ut dy ditë pasi raportoi Sinjali për vjedhjen

Përmes një statusi në Facebook, Shkreta ka folur për herë të parë për rastin, duke u shprehur se po ndihet i sulmuar nga disa qarqe, të cilat nuk i ka specifikuar.

“Ashtu siç e thotë ligji, njoftuam organet e policisë dhe të drejtësisë dhe, konform kërkesave të tyre, ofruam bashkëpunim pa bërë prononcime publike, në mënyrë që këto organe të bëjnë punën e tyre të pavarur në drejtim të kapjes sa më të shpejtë të keqbërësve. Por e njëjta nuk u respektua nga disa qarqe, të cilët, përveç që po na sulmojnë padrejtësisht, po kujdesen që të mos flitet për vjedhjen dhe aktin e rëndë të rrezikimit të sigurisë së një familje me dy fëmijë të vegjël”, ka shkruar ai në Facebook.

Ai ka thënë se ky rast nuk ka të bëjë asgjë me deklarimin e pasurisë së tij, teksa pretendon se këtë obligim e ka përmbushur sipas ligjit dhe se është duke u sulmuar padrejtësisht.

Shkreta, në deklarimin e të cilit nuk figurojnë mjetet financiare që pretendon se iu kanë vjedhur, ka thënë se deklarimin e tyre do ta bëjë në mars të vitit 2023.

Sinjali do të ju mbajë të informuar për detajet e reja që do të zbulohen gjatë hetimit të këtij rasti.

JU REKOMANDOJMË

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
01/09/2026 - 08:01

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës. Marrëveshja...

Më shumëDetails

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë