Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

EKSKLUZIVE: PDK injoron plotësisht kërkesën e OVL UÇK-së për Ligjin e Speciales, Veriu.info siguron letrën e plotë

10/11/2026 - 20:46
në Kryesore, Lajme
A A
EKSKLUZIVE: PDK injoron plotësisht kërkesën e OVL UÇK-së për Ligjin e Speciales, Veriu.info siguron letrën e plotë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kanë kaluar më shumë se dy javë që kur Organizata e Veteranëve të luftës së UÇK-së i ka dërguar kërkesë zonjës Vlora Çitaku duke i kërkuar sqarime se pse kjo parti kërkoi kthimij në kuvend të Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe ende nuk ka marrë as edhe një përgjigje gë vetme, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Në këtë letër të siguriar ekskluzivisht nga Veriu.info nga burimet e saj, kërkohet të dihen arsyet politike dhe juridike që çuan në kthimin e ligjit në eishqyrtim.

“ Për këtë qëllim, kërkojmë nga Grupi Parlamentar i PDK-së të na sqarojë:

1. Cilat janë arsyet konkrete juridike dhe politike që çuan në kërkesën për rikthimin e ligjit në Kuvend, pasi ai ishte miratuar më 6 tetor 2026?
2. Cilat dispozita të ligjit konsiderohen se kërkojnë plotësim ose ndryshim dhe mbi çfarë argumentesh juridike mbështetet ky vlerësim?
3. A ekziston rreziku që rishqyrtimi ta vonojë ose ta dobësojë përpjekjen për mbrojtjen e të drejtave të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë?
4. Cilat janë garancitë se rishqyrtimi do të përfundojë me një zgjidhje konkrete, juridikisht të qëndrueshme dhe në interes të vendit?” – thuhet në letrën e OVL UÇK për grupin parlamentar të PDK-së.

Por edhe pas më shumë se dy javësh PDK ka vendosur të hesht, duke mos marrë mundin të kthej asnjë përgjigje për veteranët të cilët protestuan me ditë të tërë duke kërkuar miratimin e këtij ligji.

“ OVL-UÇK e konsideron të drejtë që çdo nismë ligjore të shqyrtohet me përgjegjësi dhe të përmirësohet kur ekzistojnë arsye të bazuara juridike. Megjithatë, për një çështje kaq të ndjeshme, është e domosdoshme që qytetarët dhe kategoritë e dala nga lufta të informohen qartë për arsyet, synimet dhe rezultatet e pritshme të çdo veprimi institucional.” – thuhet në letrën e datës 23 tetor.

Kjo letër u dërgua për Vlora Çitakun e cila është UD kryetare e PDK-së pas dorëheqjes së Bedri Hamzës.

Më poshtë Veriu.info ju sjellë letrën e plotë:

ORGANIZATA E VETERANËVE TË LUFTËS SË UÇK-së

Drejtuar: Shefes së Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, znj. Vlora Çitaku

Lënda: Kërkesë për sqarim lidhur me rikthimin për rishqyrtim të Ligjit për Dhomat e Specializuara

E nderuara znj. Çitaku,

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, duke ndjekur me vëmendje zhvillimet e fundit lidhur me Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, shpreh shqetësimin për paqartësitë e krijuara pas kërkesës së Grupit Parlamentar të PDK-së për rikthimin e këtij ligji në Kuvend për rishqyrtim.

Duke pasur parasysh rëndësinë e kësaj çështjeje për ish-pjesëtarët e UÇK-së, për familjet e tyre, për qytetarët dhe për vet shtetësinë e Kosovës, vlerësojmë se është e domosdoshme që arsyet e këtij veprimi të bëhen transparente.

Për këtë qëllim, kërkojmë nga Grupi Parlamentar i PDK-së të na sqarojë:

1. Cilat janë arsyet konkrete juridike dhe politike që çuan në kërkesën për rikthimin e ligjit në Kuvend, pasi ai ishte miratuar më 6 tetor 2026?
2. Cilat dispozita të ligjit konsiderohen se kërkojnë plotësim ose ndryshim dhe mbi çfarë argumentesh juridike mbështetet ky vlerësim?
3. A ekziston rreziku që rishqyrtimi ta vonojë ose ta dobësojë përpjekjen për mbrojtjen e të drejtave të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë?
4. Cilat janë garancitë se rishqyrtimi do të përfundojë me një zgjidhje konkrete, juridikisht të qëndrueshme dhe në interes të vendit?

OVL-UÇK e konsideron të drejtë që çdo nismë ligjore të shqyrtohet me përgjegjësi dhe të përmirësohet kur ekzistojnë arsye të bazuara juridike. Megjithatë, për një çështje kaq të ndjeshme, është e domosdoshme që qytetarët dhe kategoritë e dala nga lufta të informohen qartë për arsyet, synimet dhe rezultatet e pritshme të çdo veprimi institucional.

Ne nuk paragjykojmë arsyet e këtij vendimi dhe nuk synojmë të ndërhyjmë në përgjegjësitë kushtetuese të institucioneve. Kërkojmë vetëm transparencë, përgjegjësi dhe qartësi për këtë proces që lidhet drejtpërdrejt me të drejtat e çlirimtarëve dhe me mbrojtjen e vlerave të luftës sonë çlirimtare; e që është fusha e veprimit tonë.

Për shkak të ndjeshmërisë së çështjes, ne presim një përgjigje në ditë në vijim, me shkrim apo në një takim sqarues.

Me respekt,
Organizata së Veteranëve të Luftës së UÇK-së
Prishtinë, 23 tetor 2026

JU REKOMANDOJMË

Sveçla me akuza të rënda për Ramën: Me pare të ngrohjes së shkollave, u pagua shiriti i famshëm paralajmërues

Sveçla me akuza të rënda për Ramën: Me pare të ngrohjes së shkollave, u pagua shiriti i famshëm paralajmërues
10/11/2026 - 20:22

Shefi i asamblistëve të VV-së në Prishtinë, Gëzim Sveçla, ka hedhur akuza ndaj Pëparim Ramës duke thënë se ka shpenzuar 2.2 milionë euro nga fondet për efiçiencë të...

Më shumëDetails

Koalicioni PDK-VV? Deputeti i PDK-së tregon se ishte takuar me Kurtin

Koalicioni PDK-VV? Deputeti i PDK-së tregon se ishte takuar me Kurtin
10/11/2026 - 19:51

Deputeti i PDK-së që tash e një kohë ka folur për mundësinë e një bashkëqeverisje mes partisë së tij dhe Albin Kurtit, Rrustem Mustafa, ka dhënë detaje ekskluzive...

Më shumëDetails

Presidenca jep tender rreth 300 mijë euro “As travel club” për bileta avioni

Presidenca jep tender rreth 300 mijë euro “As travel club” për bileta avioni
10/11/2026 - 19:39

Presidenca e Republikës së Kosovës ka nënshkruar kontratë në vlerë prej 273 mijë e 3 euro me kompaninë “AS TRAVEL CLUB” Sh.P.K për të siguruar udhëtimet për nevojat...

Më shumëDetails

“A mund ta mohoni se keni marrë para nga Martin Berishaj?” – Ymeri e sfidon Kurtin

“A mund ta mohoni se keni marrë para nga Martin Berishaj?” – Ymeri e sfidon Kurtin
10/11/2026 - 19:02

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Janina Ymeri i ka drejtuar disa pyetje publike kryeministrit Albin Kurti, lidhur me pretendimet për marrjen e parave nga ambasadori i Kosovës...

Më shumëDetails

Vazhdojnë “befasitë” nga Kurti: Në rajon, jemi të parët ose të dytët për luftën kundër krimit

Vazhdojnë “befasitë” nga Kurti: Në rajon, jemi të parët ose të dytët për luftën kundër krimit
10/11/2026 - 18:41

Kryeministri Albin Kurti vazhdon të befasojë me deklaratat e tij nga Parisi lidhur me Kosovën ‘’si rrëfim suksesi i dyfishtë’’. Kurti, në postimin e tij ka shkruar se...

Më shumëDetails

Komuna e Ramës i shpenzoi 2.18 milionë euro të kredisë së BERZH-it për projekte që s’ishin të përfshira në marrëveshje

Rama synon kreun e LDK-së: Abdixhiku do të bënte mirë të dorëhiqej
10/11/2026 - 18:20

Komuna e Prishtinës ka shpenzuar hiq më pak se 2 milionë e 180 mijë e 417 euro nga fondet e një kredie prej 5 milionë eurosh të Bankës...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Shteti dënon kompaninë “Durmart” të Agron Durmishit, zbulohet se mashtronte konsumatorët me çmime

    Shteti dënon kompaninë “Durmart” të Agron Durmishit, zbulohet se mashtronte konsumatorët me çmime

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • “Familjarët janë për dasma” jo, por për institucione: Djali i axhës së ministrit Armend Muja caktohet U.D. drejtor në Spitalin e Mitrovicës

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Presidenca sqaron situatën me fotografinë e Rugovës dhe Deklaratën e Pavarësisë

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Përgjimet ekskluzive nga dosja e fajdesë 550 mijë euroshe në Prizren, në rast u përfshi edhe nëna e viktimës: Sa vjet duhet me punu me t’i kthy ato pare?

    166 Shpërndaje
    Shpërndaje 66 Tweet 42
  • Rashiqit i reagon shefja e deputetëve të LVV’së pasi tha se Qeveria ka më shumë gatishmëri për Asociacionin

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë