Policët e Kosovës të bllokuar tash e 2 javë në stacionin e Leposaviqit kanë arritur të vijnë në jug të Mitrovicës pasi ndërrimi i tyre u mundësua përmes rrugëve dytësore, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Veriu.info raportoi ekskluzivisht për arritjen e policëve në jug pasi mësoi këtë nga burimet e saj.
Po ashtu gazeta tash sjellë detaje ekskluzive, të numrit të policëve.
Veriu.info mëson se 15 policë kanë arritur në jug, dhe 9 prej tyre i takojnë stacionit policor të Mitrovicës.











