Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ekspertët thonë se Haxhiu ka mandat në Presidencë deri më 4 tetor – çfarë thoshte VV më herët për këtë

09/09/2026 - 16:10
në Kryesore, Lajme
A A
Ekspertët thonë se Haxhiu ka mandat në Presidencë deri më 4 tetor – çfarë thoshte VV më herët për këtë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp
OSE

Në më pak se një muaj, Kosova mund të përballet me një gjendje të pasigurt kushtetuese, nëse deri më 4 tetor nuk zgjidhet presidenti i ri i shtetit. Ekspertë ligjorë thonë se kryeparlamentari nuk mund ta vazhdojë këtë detyrë përtej këtij afati gjashtëmujor.

Ushtruesja e tanishme e kësaj detyre, Albulena Haxhiu, u rizgjodh kryetare e Kuvendit të Kosovës më 9 shtator, ndërsa më herët nga partia e saj, Lëvizja Vetëvendosje në pushtet, është hedhur ideja se kryetarja e re e Kuvendit mund ta vazhdojë edhe një gjashtëmujor të dytë në rast nevoje.

Edhe Presidenca – të cilën e udhëheq Haxhiu që nga 4 prilli, kur presidentes së deriatëhershme, Vjosa Osmani, i mbaroi mandati – ka thënë se kryetarja e re e Kuvendit do të vazhdonte ushtrimin e detyrës së presidentit deri në zgjedhjen e presidentit të ri.

A mund ta vazhdojë detyrën Haxhiu përtej 4 tetorit?

Jo, thonë disa ekspertë ligjorë, me të cilët bisedoi Radio Evropa e Lirë.

Posti i ushtruesit të detyrës së presidentit të Kosovës nuk mund të ushtrohet për një periudhë më të gjatë se gjashtë muaj, sipas Kushtetutës.

Vullnet Bugaqku nga Instituti Demokratik i Kosovës vlerëson se Haxhiut, si kryetare e Kuvendit, mandati si ushtruese e detyrës së presidentit i përfundon më 4 tetor.

“Pas kësaj date skadon afati i gjashtëmujor dhe ligjërisht i njëjti ose e njëjta nuk ka të drejtë që të funksionojë edhe si ushtrues i detyrës së presidentit, për shkak se është në kundërshtim me nenin 90, paragrafin 3, të Kushtetutës së Kosovës”, tha Bugaqku për REL-in të mërkurën, pasi Haxhiu u rizgjodh kryeparlamentare.

Sipas Bugaqkut, çdo vendim apo dekret që mund të nxirret pas kësaj date nga Haxhiu është i kontestueshëm për nga kushtetutshmëria, dhe rrezikon të rrëzohet nga gjykatat.

Ai thotë se deputetët duhet ta shohin si alarmues afatin kohor deri më 4 tetor për zgjedhjen e presidentit.

Haxhiu e ndërpreu seancën konstituive të mërkurën, duke e shtyrë për të premten vazhdimin e saj për përmbylljen e konstituimit të Kuvendit.

Ajo tha se nuk kishte pajtueshmëri për mënyrën e votimit të nënkryetarëve dhe se deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq, dështoi ta tërhiqte fjalën “në emër të popullit serb”, kur e propozoi kandidatin për nënkryetar nga komuniteti serb.

Ndërkohë, drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, thotë për REL-in se Kushtetuta e Kosovës e lidh kufizimin gjashtëmujor me ushtrimin e postit të presidentit, e jo me personin që e ushtron atë.

Sipas Miftarajt, për këtë arsye, ndryshimi i personit që e ushtron detyrën e presidentit, apo rizgjedhja e kryetarit të Kuvendit, nuk mund të ketë efektin e fillimit të një afati të ri gjashtëmujor.

“Një interpretim i tillë do të mundësonte që, përmes ndryshimit të personit, gjendja e ushtrimit të detyrës së Presidentit të vazhdonte përtej kufirit prej gjashtë muajsh të përcaktuar shprehimisht me Kushtetutë’’, thekson ai.

“Tejkalimi i 4 tetorit pa një president të ri cenon sigurinë e shtetit”

Bugaqku shton se, për shtetin dhe sistemin kushtetuese parlamentar në Kosovë, tejkalimi i afatit të 4 tetorit do të thotë “një njollë shumë e keqe dhe një precedent i rrezikshëm që cenon edhe sigurinë kombëtare”.

Më 4 tetor përfundon periudha gjashtëmujore gjatë së cilës, sipas Kushtetutës, postin e presidentit të Kosovës mund ta mbajë një ushtrues detyre.

Deputeti i LVV-së, Adnan Rrustemi, kishte thënë më herët për REL-in se pozita e ushtruesit të detyrës së presidentit “është e varur nga pozita e kryetarit të Kuvendit”.

Sipas tij, pas zgjedhjes, kryetari i ri i Kuvendit nis ushtrimin e detyrës së presidentit deri në zgjedhjen e presidentit. Afati prej gjashtë muajsh, i përcaktuar nga Kushtetuta, nis të rrjedhë nga fillimi, me zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit, pretendoi ai.

“Është në frymën dhe përmbajtjen, por edhe në funksionin e Kushtetutës, që të garantojë vazhdimësi institucionale. Asnjëherë, e për asnjë arsye, vendi nuk mund të mbetet pa president apo pa ushtrues detyre të presidentit. Vakum institucional nuk mund të ketë në asnjë rrethanë”, deklaroi Rrustemi për REL-in.

Më herët, Eugen Cakolli, hulumtues në Institutin Demokratik të Kosovës, i kishte thënë REL-it se periudha gjashtëmujore për ushtrimin e detyrës së presidentit përbën afat absolut, dhe si i tillë nuk mund të përsëritet në asnjë skenar.

Moszgjedhja e presidentit të ri, deri më 4 tetor, sipas Cakollit, përbën skenarin më të rrezikshëm kushtetues me të cilin mund të ballafaqohet Kosova.

“Në një situatë të tillë, vendi do të hynte në një terren kushtetues, i cili, përveçse do të ishte serioz dhe i rrezikshëm, do të duhej medoemos të kishte parashtresë në Gjykatën Kushtetuese”, theksoi ai.

Melos Kolshi, hulumtues ligjor në Institutin e Kosovës për Drejtësi, i tha REL-it se pas 4 tetorit, çdo vazhdim i ushtrimit të detyrës së presidentit do të ishte pa bazë kushtetuese, dhe do të cenonte seriozisht rendin kushtetues.

Partitë opozitare shqiptare nuk janë deklaruar për këtë çështje publikisht.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca nuk iu përgjigjën as pyetjeve të REL-it rreth kësaj çështjeje.

Çështja e zgjedhjes së presidentit ka qenë në zemër të krizës politike në vend dhe shkaktoi zgjedhje të reja parlamentare në qershor.

Një marrëveshje e brishtë mes LVV-së dhe LDK-së për kandidaturën e diplomatit dhe juristit kosovar, Bekim Sejdiu, nuk duket ta ketë mbështetjen e nevojshme, pasi edhe deputetë nga vetë LDK-ja e kanë kundërshtuar publikisht.

JU REKOMANDOJMË

Fitore Pacolli sërish ndryshon drejtorin e Agjencisë Kadastrale, rikthen Afërdita Thaqin

Telashet me drejtorin e Agjencisë Kadastrale: Fitore Pacolli kapet duke shkelur ligjin
09/09/2026 - 15:49

Agjencia Kadastrale e Kosovës ka kaluar sërish nëpër ndryshime në strukturën drejtuese, brenda një periudhe të shkurtër kohore. Sipas vendimit, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, më 21...

Më shumëDetails

Kurti: Dikush nga Grupi Parlamentar më tha se deklarata e Simiqit mund të jetë eufori nga varrimi i Mlladiqit

Kurti: Dikush nga Grupi Parlamentar më tha se deklarata e Simiqit mund të jetë eufori nga varrimi i Mlladiqit
09/09/2026 - 15:35

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka komentuar deklarimin e deputetit të Listës Srpska, Igor Simiq, i cili u kthye në problematikë seancën e sotme për konstituimin e Kuvendit....

Më shumëDetails

Rezultatet e PISA-s, Rama: Të rinjve s’u mungon inteligjenca e talenti, por shteti

Rezultatet e PISA-s, Rama: Të rinjve s’u mungon inteligjenca e talenti, por shteti
09/09/2026 - 15:26

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas publikimit të rezultateve të Kosovës në testin ndërkombëtar PISA, duke thënë se rezultatet e dobëta nuk duhet të shihen si...

Më shumëDetails

Ngjarja në Potërq të Klinës, mësohet gjendja e gruas që po trajtohet në QKUK

Ngjarja në Potërq të Klinës, mësohet gjendja e gruas që po trajtohet në QKUK
09/09/2026 - 15:11

Në gjendje tejet të rëndë po trajtohet në QKUK gruaja nga fshati Potërq i Klinës, pasi u sulmua rëndë nga djali i saj më 6 shtator. Ngjarja tragjike...

Më shumëDetails

Simiq-Haxhiut: E kuptoj lojën që po e bëni, propozimin e kemi dërguar të shkruar

Simiq-Haxhiut: E kuptoj lojën që po e bëni, propozimin e kemi dërguar të shkruar
09/09/2026 - 15:05

Deputeti i Listës Srpska, Igor Simiq, në fjalën që ia dha kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, për ta tërhequr deklarimin që e bëri gjatë propozimit të bashkëpartiakut të...

Më shumëDetails

Shkeljet në Kuvend, Gjini: Aleanca do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese

Shkeljet në Kuvend, Gjini: Aleanca do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese
09/09/2026 - 14:59

Kryetari i Aleancës Ardian Gjini, tha se nuk do të marrin pjesë as të premtën në vazhdimin e seancës konstituive. Gjini tha se kjo seancë është e jashtëligjshme...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Aleanca merr vendim për seancën e nesërme për konstituimin e Kuvendit

    Aleanca merr vendim për seancën e nesërme për konstituimin e Kuvendit

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Pamje ekskluzive: Gjenden gjëra të çuditshme në bodrumin e ish Shkollës Teknike në Obiliq që ishte e uzurpuar për 27 vite – dyshime për varrezë masive

    149 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 37
  • Këta janë pesë zyrtarët e Komunës së Fushë Kosovës që u arrestuan për aferën e pronës 1.5 milionëshe

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Dogana e drejtuar nga Agron Llugaliu denoncohet për një sërë aferash korruptive – ZKA konfirmon pranimin e sinjalizimit

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Përveç AAK-së, kush tjetër mungoi në Kuvend?

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë