Eksperti amerikan i politikës së jashtme dhe sigurisë, James Frinzi, ka deklaruar se SHBA-ja duhet të shfrytëzojë më shumë ndikimin e saj për të ushtruar presion lidhur me zhvillimet në Gjykatën Speciale.
Frinzi ka vlerësuar se Kosova dhe shqiptarët janë ndër aleatët më të fuqishëm të SHBA-së në Evropë, ndaj Uashingtoni duhet ta përdorë këtë ndikim për të tërhequr vëmendjen ndërkombëtare.
Ai ka theksuar se presioni amerikan mund të ushtrohet përmes ndikimit diplomatik, ndihmës ushtarake dhe instrumenteve tregtare, duke përfshirë edhe presionin ndaj aleatëve të NATO-s dhe vendeve të Evropës Perëndimore.
Sipas Frinzit, SHBA-ja nuk po e shfrytëzon mjaftueshëm ndikimin e saj për të reaguar ndaj asaj që ai e konsideron shkelje të të drejtave dhe trajtim të padrejtë ndaj shqiptarëve, duke përmendur edhe standardet e dyfishta në raport me serbët.
Ai ka folur për këtë çështje në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova.














