Nën ndërmjetësimin e emisarit Miroslav Lajçak, Kosova e Serbia kanë arritur marrëveshjen për energji.
Megjithëse u dakordua sot për udhërrëfyesin për zbatimin e marrëveshjes për energjinë në Bruksel, kjo marrëveshje fillimisht u arrit në vitin 2013 nën qeverisjen e Hashim Thaçit, e pastaj u nënshkrua në vitin 2015, kur kryeministër ishte Isa Mustafa.
Kjo u kundërshtua ashpër nga Lëvizja Vetëvendosje, deputetët e së cilës e sulmuan me vezë Mustafën asokohe.
Megjithatë, Kosova do t’i japë kompanisë së shtetit serb leje për të operuar në veri të vendit.
Sipas të dhënave në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve në Kosovë, kompania publike serbe për prodhimin, furnizimin dhe tregtimin e energjisë elektrike – “JP Elektroprivreda Srbije Beograd”, posedon 100% të aksioneve të “Drustvo Elektrosever D.O.O.”

“Elektroserver” kërkonte licencimin që nga viti 2020.
Zyra e Rregullatorit të Energjisë në Kosovë do t’i japë leje kompanisë serbe, “Drustvo Elektrosever D.O.O.” në mënyrë që ajo të operojë në veri të vendit si “Elektrosever”.













