Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Elezi: Rasti i spiunazhit në Kroaci, alarm për Sigurinë Kombëtare të Kosovës – bastisja u bë vetëm pasi u publikuan këto të dhëna

30/08/2025 - 20:53
në Lajme
A A
Elezi: Rasti i spiunazhit në Kroaci, alarm për Sigurinë Kombëtare të Kosovës – bastisja u bë vetëm pasi u publikuan këto të dhëna
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi, ka komentuar rreth rastit të spiunazhit të zbuluar në Kroaci dhe implikimeve që ky rast ka për sigurinë e Republikës së Kosovës.

Sipas Elezit, arrestimi i Ana Murganiq, shtetases nga Mitrovica e Veriut, dhe një piloti të Forcave Ajrore Kroate, nën dyshimin për veprimtari spiunazhi në favor të Serbisë, ka nxjerrë në pah shqetësime të thella për bashkëpunimin ndërkombëtar dhe përgatitjen e institucioneve të Kosovës për mbrojtjen e sigurisë kombëtare.

Rasti ka të bëjë me shpërndarjen e informacioneve konfidenciale mbi lëvizjet e KFOR-it dhe situatën e sigurisë në veri të Kosovës, dhe dyshohet për lidhje të ngushta të dyshuarve me struktura politike në Beograd dhe Prishtinë, si dhe me organizata ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë.

Elezi e ka vlerësuar shqetësuese vonesën e reagimit nga institucionet kosovare, duke theksuar se veprimet e autoriteteve të sigurisë të Kosovës, përfshirë bastisjen e banesës së të dyshuarës, janë ndërmarrë vetëm 35 ditë pas arrestimit të saj në Kroaci.

Kjo, sipas Elezit, ka dështuar të sigurojë një bashkëpunim të shpejtë dhe efikas mes autoriteteve kroate dhe atyre të Kosovës.

“Ka munguar bashkëpunimi i menjëhershëm ndërmjet Kroacisë dhe institucioneve të Republikës së Kosovës, pavarësisht se veprimtaria e dyshuar për spiunazh përfshin territorin e Kosovës”, tha Elezi.

Ai kërkoi që autoritetet kroate të ofrojnë një shpjegim të plotë për arsyet e mosinformimit të institucioneve të Kosovës dhe të vendoset përgjegjësia për dështimet në koordinimin e informacionit.

Po ashtu, Elezi theksoi nevojën për masa urgjente për forcimin e kapaciteteve të kundërzbulimit të Kosovës dhe përmirësimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në luftën kundër spiunazhit.

“Të ndërmerren masa urgjente për forcimin e kapaciteteve të kundërzbulimit dhe përmirësimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në luftën kundër spiunazhit”, tha ai.

Postimi i plotë:

Rasti i spiunazhit të zbuluar në Kroaci dhe implikimet për sigurinë e Republikës së Kosovës
Më 25 korrik 2025, autoritetet kroate, në bashkëpunim me Europol, arrestuan një pilot të Forcave Ajrore Kroate dhe shtetasen e Republikës së Kosovës nga Mitrovica e Veriut, znj. Ana Murganiq, nën dyshimin për veprimtari spiunazhi në favor të Serbisë. Sipas mediave kroate, hetimet lidhen me shpërndarjen e informacioneve konfidenciale mbi lëvizjet e KFOR-it dhe situatën e sigurisë në veri të Kosovës, duke përfshirë kontakte të dyshuara me struktura politike në Beograd dhe Prishtinë, si dhe me organizata ndërkombëtare në Kosovë.
Është shqetësuese se veprimet e autoriteteve të sigurisë së Republikës së Kosovës – përfshirë bastisjen e banesës së të dyshuarës – janë ndërmarrë vetëm pas publikimit të të dhënave në media, plot 35 ditë pas arrestimit në Kroaci.
Ky fakt na lejon të konstatojmë:
1. Ka munguar bashkëpunimi i menjëhershëm ndërmjet Kroacisë dhe institucioneve të Republikës së Kosovës, pavarësisht se veprimtaria e dyshuar për spiunazh përfshin territorin e Kosovës.
2. Hetimet vendore janë dëmtuar, pasi zvarritja u ka dhënë mundësi bashkëpunëtorëve të së dyshuarës të largojnë prova, të alarmohen apo të braktisin vendin.
3. Ky rast tregon mungesë të besimit nga disa shtete mike dhe aleate të NATO-s dhe BE-së ndaj institucioneve të sigurisë së Kosovës, çka është një sinjal alarmues.
Kërkojmë që:
Të sqarohet zyrtarisht nga Kroacia arsyet e mosinformimit të autoriteteve të Kosovës.
Të vendoset përgjegjësia për përfaqësuesit kompetentë që kanë dështuar në marrjen ose koordinimin e informacionit.
Të ndërmerren masa urgjente për forcimin e kapaciteteve të kundërzbulimit dhe përmirësimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në luftën kundër spiunazhit.
Ky rast dëshmon nevojën për një qasje më serioze, më profesionale dhe më të koordinuar në mbrojtjen e sigurisë kombëtare dhe integritetit institucional të Republikës së Kosovës.

JU REKOMANDOJMË

Arrestohen dy kosovarë (F.R. dhe T.T.) në Shkup, dyshohen për falsifikim të parave, iu konfiskohen 230 mijë euro (Pamje)

Arrestohen dy kosovarë (F.R. dhe T.T.) në Shkup, dyshohen për falsifikim të parave, iu konfiskohen 230 mijë euro (Pamje)
04/08/2026 - 23:55

Më 3 gusht janë në Shkup nga Njësiti i Policisë Intervenuese janë arrestuar kosovarët F.R. (30) dhe T.T. (44), nën dyshime të bazuara se kanë kryer veprën penale...

Më shumëDetails

Kurti i bën thirrje Hamzës e Gjinit: Në cilëndo kohë që zgjedhin jam i gatshëm t’i takojë

BE reagon pasi Qeveria Kurti nuk ia përfilli thirrjen për të ndalur rrënimet te Ujmani: Jemi të shqetësuar
04/08/2026 - 22:14

Pas rreth tri orësh ka përfunduar takimi Kurti-Abdixhiku, ku takime pritet të ketë edhe në ditët në vijim. Derisa marrëveshje politike me LDK-në akoma nuk ka, kryeministri në...

Më shumëDetails

Abdixhiku: S’e duam postin e Kryeparlamentarit, është post ceremonial, duhet të ndihemi të përfaqësuar

Abdixhiku: S’e duam postin e Kryeparlamentarit, është post ceremonial, duhet të ndihemi të përfaqësuar
04/08/2026 - 21:58

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas takimit me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, ka treguar se çfarë u bisedua. Ai tha se LDK-ja nuk e do postin e...

Më shumëDetails

ABI i reagon AUV-it: Produktet tona janë në rregull, ja dëshmitë – publikoni raportet e analizave e jo tabela me PowerPoint

ABI i reagon AUV-it: Produktet tona janë në rregull, ja dëshmitë – publikoni raportet e analizave e jo tabela me PowerPoint
04/08/2026 - 21:34

Kompania ABI, pjesë e së cilës është aumështorja ABI, ka reaguar ndaj një deklarimi të bërë sot në konferencë për media nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, agjenci...

Më shumëDetails

A ia refuzoi LDK’së Vjosa Osmanin për presidente? Çka deklaroi Kurti pas takimit

A ia refuzoi LDK’së Vjosa Osmanin për presidente? Çka deklaroi Kurti pas takimit
04/08/2026 - 21:33

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, pas takimit me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhikun, të shoqëruar nga ish-presidentja Vjosa Osmani, u deklarua edhe për çështjen...

Më shumëDetails

Më shumë se dy orë bisedime ndërmjet Kurtit e Abdixhikut, çfarë dihet deri më tani?

Më shumë se dy orë bisedime ndërmjet Kurtit e Abdixhikut, çfarë dihet deri më tani?
04/08/2026 - 20:53

Bisedimet për arritjen e një marrëveshje LVV-LDK, kanë kaluar më shumë se dy orë. Në takimin e thirrur nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili po shoqërohet...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Krasniqi ‘zbulon’ skenarin e marrëveshjes së mundshme mes VV-së dhe LDK-së

    Krasniqi ‘zbulon’ skenarin e marrëveshjes së mundshme mes VV-së dhe LDK-së

    157 Shpërndaje
    Shpërndaje 63 Tweet 39
  • Del vaj palme i padeklaruar në 46 produkte të qumështit të kompanive në Kosovë

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Këta janë dy infermierët e arrestuar për përvetësimin e parave të pacientëve në QKMF

    133 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Këto janë produktet e qumështit në tregun e Kosovës dhe emrat e kompanive, në të cilat u gjet vaj palme i padeklaruar

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Po ikte drejt Serbisë: Kapet Egzon Reshani, i shumëkërkuari që nga arratia kërcënonte Policinë në TikTok

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë