Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Elshani: Ndoshta nga institucionet tona dhe ndërkombëtare Policia e Kosovës është nënvlerësuar mirëpo Banjska e ka shpërfaq profesionalizimin e tyre

14/11/2023 - 08:06
në Kryesore, Lajme
A A
Elshani: Ndoshta nga institucionet tona dhe ndërkombëtare Policia e Kosovës është nënvlerësuar mirëpo Banjska e ka shpërfaq profesionalizimin e tyre
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani, tha se policia në të kaluarën është nënvlerësuar edhe nga ndërkombëtarët por edhe nga vet institucionet e Kosovës, raporton teve1.info

Në emisionin “Info-Nata” në Tëvë1, Elshani tha se forcat e sigurisë nuk janë nënçmuar por nënvlerësuar, derisa shtoi se rasti i Banjskës e ka shpërfaqë profesionalizmin e Policisë.

“Unë konsideroj që edhe nga partnerët ndërkombëtarë ndoshta edhe nga institucionet tona, është nënvlerësua, nuk po e them është nënçmua, është nënvlerësua, dhe rasti Banjska e ka shpërfaqë, e ka vendos profesionalizmin e policisë. Ne e kemi një polic, e kemi një polic, Afrimin, të vrarë, rreshterin. Por nga ai moment kur e kemi pranuar informacionin që ai polic është vrarë e deri në këtë moment që po flasim, ne kemi veç lajme të mira për veprimet policore në atë vend dhe për veri të Kosovës në përgjithësi. Pse po e them këtë, sepse kur e kemi bërë ndërhyrjen pastaj është bërë rrethimi me aq mundësi sa kemi pas, në momentin që është bërë ndërhyrja dhe të bëhet një ndërhyrje e tillë është edhe fat, edhe profesionalizëm, edhe komunikim, edhe koordinim mes njësive në mënyrë që çdo gjë të shkoj ashtu siç ka shku”, tha Elshani.

Ai tha se qëllimi nuk ka qenë të vritet asnjë polic, por të merret territori dhe të zbatohet ligji.

“Nuk ka qenë qëllimi ynë me i vra 30 vetë, nuk ka qenë qëllimi ynë me e vra asnjë, qëllimi Policisë së Kosovës ka qenë me marrë territorin dhe me zbatu ligjin, që në fakt ka ndodh. Tash gjatë ati procesi janë vrarë 3 perona dhe dy të tjerë i kemi arrestu, dmth janë zënë të gjallë. Mandej ka shumë prova materiale shumë veprime tjera të cilat nuk kemi mundësi me i diskutu këtu sepse janë edhe pjesë e hetimit dhe prokurori mandej për mi vendos këto prova para gjykatës, por ju e keni parë me çfarë armatimi kemi pas të bëjmë, por veprimet tona kanë qenë të menjëhershme dhe veprimet e menjëhershme të policisë së rendit dhe policisë kufitare, në fakt policia kufitare ka qenë e para që ka qenë aty, dhe mandej policia e rendit, këto veprimet e para të policëve të parë që kanë qenë aty, e kanë sjellë situatën ku është edhe sot”, tha Elshani.

Ndërsa, i pyetur nëse ka mundur të ndalohen serbët që u panë në video-xhirime duke ikur maleve, Elshani tha se është bërë më e mira e mundshme.
“Unë them që plan perfekt nuk ka por perfekt do të ishte që ata t’i qojnë duart përpjetë dhe të kthehen. Ka qenë më e mira e mundshme që është bërë, për shkak se është terren i thyeshëm, ka qenë më e mira e mundshme që është bërë për atë moment, nuk ka pas asnjë lëshim nga ana e jonë që me thënë po e lirojmë njëfarë zone që ata me ikë. Konsiderojmë të gjitha ose shumicën e armatimit që këta njerëz i kanë bartë, ne i kemi gjet rrugës. Ata kanë pas humbje të njerëzve, edhe në teknikë të tyre, e kanë humbë dhe orientimin e tyre ata njerëz. Aty për neve është një arritje e qëllimit me dëme minimale, konsideroj që kjo do të vendoset edhe në akademi të policisë për trajnime të ndryshme, do të jetë mësim edhe për policitë në rajon”, u shpreh Elshani.

JU REKOMANDOJMË

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
01/09/2026 - 08:01

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës. Marrëveshja...

Më shumëDetails

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë