Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Erdogan në Beograd për takime me Vuçiqin dhe një forum biznesore

11/10/2024 - 09:58
në Kryesore, Lajme
A A
Erdogan në Beograd për takime me Vuçiqin dhe një forum biznesore
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, do të takohet me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, në Beograd, në vizitën e tij dyditore në Serbi.

Ceremonia e mikpritjes së Erdoganit, i cili ka arritur në mbrëmjen e së enjtes në Beograd, do të mbahet në orën 11:00 para Pallatit të Serbisë.

Përveç takimit mes dy presidentëve, do të organizohet edhe një takim i lartë për bashkëpunim në mes të Serbisë dhe Turqisë.

Pas këtyre takimeve, dy presidentët pritet të nënshkruajnë marrëveshje dhe të flasin para mediave.

Pasi e ka pritur Erdoganin në aeroport, Vuçiq ka thënë se kthimi i presidentit turk në Serbi është një tjetër mundësi për t’i forcuar marrëdhëniet miqësore dhe bashkëpunimin.

“Besoj se gjatë qëndrimit në Beograd, në do të punojmë për t’i përmirësuar lidhjet ekonomike, kulturore dhe politike mes shteteve tona”, ka thënë Vuçiq.

Në ditën e mbërritjes së presidentit turk, Qeveria e Serbisë i ka miratuar disa memorandume mirëkuptimi në mes të Serbisë dhe Turqisë, në fusha si punësimi, siguria sociale, ekonomia, industria dhe teknologjia, media dhe informacioni, rinia dhe sporti, dhe si menaxhimi i emergjencave.

Kjo është vizita e katërt e presidentit turk në Serbi, prej vitit 2017.

Para vizitës në Beograd, ai ka qenë në Tiranë, prej ku i ka premtuar Shqipërisë dhurimin e dronëve kamikazë dhe ka marrë pjesë në përurimin e një xhamie të ndërtuar me financim të Turqisë.

Në vizitën paraprake të Erdoganit në Beograd, në shtator të vitit 2022, Serbia ka thënë se dëshiron të blejë dronët Bayraktar, por blerja e tyre nuk është realizuar kurrë.

Atëbotë ishte arritur një protokoll që u ka mundësuar shtetasve të Serbisë dhe Turqisë që të udhëtojnë në dy vendet vetëm me letërnjoftime.

Turqia është e katërta në listën e shteteve prej ku ka importuar më së shumti Serbia më 2023.

Kompanitë turke janë prezente në Turqi në tekstil, ndërtimtari, industri mekanike, banka dhe turizëm.

Dy vendet kanë marrëdhënie të mira, por nuk pajtohen në çështjen e Kosovës.

Ankaraja e njeh pavarësinë e këtij shteti, ndërsa Serbia jo./REL

JU REKOMANDOJMË

Për sa centë u lirua nafta sot?

MINT vendos për çmimin e naftës pas rritjeve të fundit
08/08/2026 - 10:01

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Industrisë ka publikuar çmimet e derivateve për ditën e sotme. Sipas të dhënave të kësaj ministrie, çmimi maksimal i lejuar për shitjen...

Më shumëDetails

Fluksi në pikën kufitare të Morinës, në 12 orë regjistrohen mbi 41 mijë hyrje

Zbllokohen pikëkalimet kufitare Jarinjë, Merdar dhe Bërnjak
08/08/2026 - 09:35

Mbi 76 mijë e 700 shtetas kanë hyrë dhe kanë dalë përmes pikës kufitare të Morinit vetëm në 12 orët e fundit. Shifra shënon ditën me fluksin më...

Më shumëDetails

OVL-UÇK paralajmëron padi penale ndaj ministrit Murati, kërkon zbatimin e vendimit për pensionet e dyfishta

OVL-UÇK paralajmëron padi penale ndaj ministrit Murati, kërkon zbatimin e vendimit për pensionet e dyfishta
08/08/2026 - 09:20

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK) ka paralajmëruar padi penale ndaj ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, duke e akuzuar se nuk po zbaton vendimin...

Më shumëDetails

Shkelja e afatit për konstituim të Kuvendit, Bedri Hamza nuk e përjashton mundësinë për protesta

Shkelja e afatit për konstituim të Kuvendit, Bedri Hamza nuk e përjashton mundësinë për protesta
08/08/2026 - 00:39

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, është deklaruar pas skadimit të afatit kushtetues për konstituimin e Kuvendit. Hamza tha se PDK do të përdorë të gjitha...

Më shumëDetails

23:59 kaloi, Kuvendi mbeti i pakonstituuar – opozita akuzon LVV-në për shkelje kushtetuese

23:59 kaloi, Kuvendi mbeti i pakonstituuar – opozita akuzon LVV-në për shkelje kushtetuese
08/08/2026 - 00:19

Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të konstituohet brenda afatit 30-ditor të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, i cili ka skaduar të premten në mesnatë. Në orët e fundit...

Më shumëDetails

Gruda paralajmëron ndryshime te PDK-ja: Prej nesër do të ndërtojmë një strategji të re

PDK-ja ia voton VV-së kandidatin për kryekuvendar vetëm nëse nuk ka qenë ministër ose ministre, thotë Gruda
07/08/2026 - 23:34

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, ka paralajmëruar ndryshime në qasjen e kësaj partie karshi veprimeve anti-kushtetutese të Albin Kurtit. I ftuar në emisionin Paradoks me...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Policia e Maqedonisë së veriut arreston biznesmenin kosovar Sedat Bashota, po kërkohej me urdhër-arrest nga Gjermania

    Policia e Maqedonisë së veriut arreston biznesmenin kosovar Sedat Bashota, po kërkohej me urdhër-arrest nga Gjermania

    179 Shpërndaje
    Shpërndaje 72 Tweet 45
  • “Lamtumirë, Lorik” – familja me fjalë prekëse pas aksidentit fatal të kosovarit me motoçikletë në Shqipëri

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Policia në veri zbulon armë e eksploziv në banesën e pjesëmarrësit në sulmin e Banjskës dhe pajisje ushtarake në një kanal afër stacionit policor

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Gruda paralajmëron ndryshime te PDK-ja: Prej nesër do të ndërtojmë një strategji të re

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Bie çmimi i naftës në Kosovë, ja sa shitet sot

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë