(E plotësuar) Një person rreth 30-vjeç ka vdekur si pasojë e pemës së rrëzuar nga erëra e fuqishme në lagjen “Pejton” të Prishtinës.
Një tjetër është nisur me autoambulancë drejt emergjencës me lëndime trupore.
Personi i vdekur është ende në vendin e ngjarjes ku i ka rënë pema në kokë ndërsa trupi i tij është mbuluar nga autoritetet.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke u marrë me rastin.
*****
Erërat e forta kanë rrëzuar drunj të shumtë në lagjen Pejton të Prishtinës, nën të cilët dyshohet se kanë mbetur dy persona.
Express ka siguruar edhe pamje nga vendi i ngjarjes ku shihet se drunjt kanë rënë mbi disa vetura, që ishin të parkuara në këtë hapësirë.
Redaksia ka kontaktuar me Policinë e Kosovës, mirëpo të njëjtit kanë thënë që janë duke mbledhur informacione.













