LDeputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka folur për rëndësinë e së kaluarës institucionale dhe historike në vendimmarrjen politike.Zemaj ka theksuar se, sipas tij, një prej parimeve themelore duhet të jetë moslejimi i nënshkrimit të marrëveshjeve apo dokumenteve ndaj kujtdo, pavarësisht fuqisë politike që mund të ketë.
“Një element që duhet përmendur është e kaluara historike institucionale edhe e jona, por edhe e individit, dhe themeli i kësaj për mua është moslejimi i nënshkrimit ndaj kujtdo qoftë, por edhe ndaj Albin Kurtit, pavarësisht fuqisë politike”, ka thënë Zemaj.Deklarata e tij vjen në kuadër të zhvillimeve të fundit politike dhe debatit brenda LDK-së rreth qëndrimeve ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti./Gazeta10
“Do të ishte mirë të qartësoheshin këto dilema’’, ‘‘S’e mohojmë mundësinë’’- Kushtetuesja sërish adresa e mundshme e partive opozitare
Në dyert e Gjykatës Kushtetuese pritet të trokasin sërish partitë opozitare, kësaj here për të kontestuar konstituimin e institucioneve, kurdo që ai të bëhet. Partia Demokratike e Kosovës...
Më shumëDetails











