Kryetati i komunës së Skenderajt, Fadil Nura ka mirëpritur në zyren e tij ish-gjeneralin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe kandidatin e PDK-së për deputet, Jakup Nura i cili në këto zgjedhje mban numrin 11, transmeton Gazeta Online Veriu.info.
“Kur ke afër Jakup Nurën, ke prekur historinë, lavdinë dhe bërthamën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ke kuptuar shembullin kuptimplotë të thjeshtësisë së një personaliteti të shquar për nga guximi, që me sakrificë barti mbi supe përgjegjësi të rëndësisë së veçantë të historisë së re të Kosovës, prej periudhës së ilegalës e deri te çlirimi ynë përfundimtar”, ka shkruar Nura në postimin e tij.
Postimi i plotë:











