Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Fajon e pret Gjuriqin në Slloveni, merren vesh për mbledhje të përbashkët të qeverive, përmendet rinovimi i dialogut Kosovë-Serbi

15/10/2024 - 17:48
në Kryesore, Lajme
A A
Fajon e pret Gjuriqin në Slloveni, merren vesh për mbledhje të përbashkët të qeverive, përmendet rinovimi i dialogut Kosovë-Serbi
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ministrja e Punëve të Jashtme e Sllovenisë, Tanja Fajon e ka pritur sot në Lubjanë ministrin e Jashtëm serb, Marko Gjuriq.

Fajon e konsideroi “dinamik dhe të gjithanshëm” bashkëpunimin mes dy vendeve, ndërsa shkroi për takimin në një postim në Facebook.

Ajo tha se u dakorduan me Gjuriqin për një takim të përbashkët të dy qeverive, ndërsa tha se në bisedë u përmend edhe rinovimi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ne ramë dakord që t’i forcojmë konsultimet politike midis Sllovenisë dhe Serbisë dhe ta mbajmë një takim të përbashkët të dy qeverive. Unë trajtova gjithashtu domosdoshmërinë e zgjidhjes së çështjes së trashëgimisë pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë, rinovimit të dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës dhe vazhdimit të përpjekjeve të Serbisë për ta forcuar sundimin e ligjit, shoqërinë demokratike dhe median e lirë”, shkroi Fajon.

Kryedilomatja sllovene e quajti Serbinë “partner të rëndësishëm ekonomik”.

“Tregtia mes vendeve i kalon 2 miliardë euro, rreth 1500 kompani sllovene operojnë në Serbi. Ne duam të tërheqim më shumë investime serbe këtu. Biseduam edhe për organizimin e forumit të investimeve”, shkroi Fajon.

Ajo tha se “Slloveniaështë mbështetëse e madhe e zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor dhe në Lindje”.

“Tani është një moment i favorshëm gjeostrategjik për zgjerim. Ne mbështesim përpjekjet e Serbisë për ta vazhduar procesin e negociatave”, tha Fajon.

Me Gjuriqin, ajo tha se u pajtuan edhe për “rëndësinë dhe peshën e departamentit të zgjerimit të BE-së.

“Dialogu dhe vullneti politik janë çelësi për zgjidhjen e sfidave edhe aty ku mund të kemi këndvështrime të ndryshme”, shkroi në fund Fajon.

JU REKOMANDOJMË

Hoti për VV’në: Tri shkelje kushtetuese ende pa nisur mandatin e ri

Hoti për VV’në: Tri shkelje kushtetuese ende pa nisur mandatin e ri
07/08/2026 - 21:15

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pasi vazhdimi i seancës u caktua për ditën e nesërme. Hoti tha VV’ja ka bërë tri shkelje kushtetuese...

Më shumëDetails

Policia e Maqedonisë së veriut arreston biznesmenin kosovar Sedat Bashota, po kërkohej me urdhër-arrest nga Gjermania

Policia e Maqedonisë së veriut arreston biznesmenin kosovar Sedat Bashota, po kërkohej me urdhër-arrest nga Gjermania
07/08/2026 - 20:32

Policia e Maqedonisë së veriut ka arrestuar para disa ditësh dhe po e mban në paraburgim biznesmenin kosovar Sedat Bashota, derisa po hynte nga Kosova për këtë shtet....

Më shumëDetails

Vazhdimi i seancës konstituive, Miftaraj: Fat i keq që e kemi hise Avni Deharin që është vegël e Kurtit dhe e VV-së për ta shkelë Kushtetutën

Presidenti izraelit në Gaza, thotë se po veprohet “në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”
07/08/2026 - 20:24

Ehat Miftaraj, ka reaguar lidhur me thirrjen për vazhdimin e seancës konstituive për nesër, duke thënë se, tashmë, Gjykata Kushtetuese e ka vendosur afatin prej 30 ditësh për...

Më shumëDetails

Thirrja e seancës për nesër, Hamza: Po dhunohet Kushtetuta, demokracia dhe ligjet e vendit

Thirrja e seancës për nesër, Hamza: Po dhunohet Kushtetuta, demokracia dhe ligjet e vendit
07/08/2026 - 20:07

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, nga holli i Kuvendit, deklaroi se me thirrjen e vazhdimit të seancës konstituive për të shtunën në orën 11:00, po dhunohet Kushtetuta, demokracia...

Më shumëDetails

Kurti i shkruan Hamzës, ia ofron PDK-së këtë pozitë

Kurti i shkruan Hamzës, ia ofron PDK-së këtë pozitë
07/08/2026 - 19:44

Albin Kurti, përmes një letre drejtuar kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, i ka ofruar këtij të fundit që PDK’ja ta ketë pozitën e kryetarit të...

Më shumëDetails

Raporti i AUV: Qumështi dhe jogurti VITA, 100% të pastra – as vaj palme e as qumësht pluhur

Raporti i AUV: Qumështi dhe jogurti VITA, 100% të pastra – as vaj palme e as qumësht pluhur
07/08/2026 - 19:39

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) i ka dorëzuar kompanisë ABRAZEN L.L.C., Qumështorja Vita, Sinajë, Istog, raportet e analizave të qumështit dhe të jogurtit, ku vërehet qartë se...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Zbulohet skema sesi dy persona hakeruan Raiffeisen Bank duke i marrë 200 mijë euro klientëve

    Zbulohet skema sesi dy persona hakeruan Raiffeisen Bank duke i marrë 200 mijë euro klientëve

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Policia e Maqedonisë së veriut arreston biznesmenin kosovar Sedat Bashota, po kërkohej me urdhër-arrest nga Gjermania

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Bie çmimi i naftës në Kosovë, ja sa shitet sot

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Këta dyshohet të jenë tre mërgimtarët që vdiqën në aksidentin në Gjermani, mes tyre një 16-vjeçar

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Ekipi i “Shënjestër” denoncon dhunën policore ndaj gazetarëve të saj në Han të Elezit

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë