Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Faton Peci i reagon Baton Haxhiut: Lotët e krokodilit Baton, tash në krye të shtetit nuk janë ata që i dirigjoje, por është Vjosa Osmani

01/09/2023 - 18:51
në Kryesore, Lajme
A A
Faton Peci i reagon Baton Haxhiut: Lotët e krokodilit Baton, tash në krye të shtetit nuk janë ata që i dirigjoje, por është Vjosa Osmani
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gazetari dhe publicisti kosovar, Baton Haxhiu, në një tekst autorial të publikuar në “Albanian Post” ka kritikuar skajshëm presidenten Vjosa Osmani, pasi kjo e fundit ka qenë e ashpër në përgjigjen që i ka kthyer presidentit të Francës për punën e vizave, duke thënë se nëse ndodh shtyrje e liberalizimit, një gjë e tillë do të nënkuptonte “vdekje të dialogut një herë e përgjithmonë”.

Mirëpo, Haxhiut i ka reaguar ministri Faton Peci, me një postim të gjatë në Facebook.

Peci ka shkruar se vreri të cilin e ka zbrazur Baton Haxhiu ndaj Presidentes Osmani “është dëshpërim për një kohë që nuk është më, për shokët, të cilët nuk janë më dhe të cilët dikur e mbanin [Baton Haxhiun] si pëllumb”.

“Baton, ke humbur moti nga skena publike, kam pas bindjen në mos je në ndonjë vend ekzotik duke shijuar mish korokodili, apo duke vizituar fiset indigjene. Megjithatë, jo. Me gjasë, të kanë braktisur!”

“Nuk është më ai të cilit i jepje informata, as ai të cilin e vilje duke ia shkruar memoaret, nuk janë më as ata të pushtetit, ku ti i bije derës si kauboj i Teksasit dhe të cilëve ju shisje mend si bëhet politika, si moderohen qëndrimet në raport me Serbinë dhe me të kaluarën tonë.”

Peci ka thënë se nuk janë më gjërat siç kanë qenë dhe “natyrisht ky pezmi yt, mbase ka kuptim…”

Ministri i Bujqësisë ka shkruar se “nuk është më në krye të shtetit dikush, të cilin e instrukton ti, por dikush që ka ego, siç është Presidentja Osmani, e cila nuk vje nga një formim që e ka kërcënimin si mjet politik”.

“Ata ishin shokët e tu, Baton. Nuk janë më.”

Peci ka thënë se nuk ka gardiane më të madhe të raporteve me miqtë dhe aleatët e Kosovës se sa Vjosa Osmani.

“Presidentja nuk kërcënon, por shpërfaqë një realitet të hidhur kur ndaj nesh apkikohen masa joproporcionale. Ky nuk është kërcënim. Ankesa jote është për diçka që nuk është më. Nëse do të duhej të ishte ndryshe, apo më mirë, siç pandehni ju, pse nuk e bënë shokët e tu të dashur shtetin e Kosovës më të mirë dhe politikën më të mirë?! Mbase pse nuk ditën, pse gabuan, prandaj u dënuan nga ai që quhet “sovrani”.”

Peci i ka thënë Haxhiut të mos rrijë “dezhurni” dhe të “bindet” se asgjë nuk është e përjetshme.

“Baton, mos rri dezhurni, bindu se asgjë nuk është e përjetshme dhe se një model politik nga tjetri e dallon veprimi, diskursi, shkathtësia dhe guximi. Tashmë e kemi një Presidente, që i kombinon mrekullisht këto tipare, të cilat ty mund të të mos impresionojnë, por, ama, tregojnë politikbërje me integritet dhe jo me bisht të zënë dere.”

Ai ka thënë se presidentja është e guximshme, vendimarrëse dhe e ushtron me përgjegjesi të plotë funksionin e saj.

“Fjalët pezm tuat janë llafe kafehanesh, kuloaresh! Jeto me to!”, i ka thënë në fund Peci Haxhiut.

JU REKOMANDOJMË

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
01/09/2026 - 08:01

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës. Marrëveshja...

Më shumëDetails

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë