Kryetari i komunës së Mitrovicës, Fato Peci, ka njoftuar se ka inicuar shkëputjen e 27 kontratave që janë dhënë për 99 vite shfrytëzim dhe që e kanë kaluar çdo afat kohor duke mos incestuar asnjë cent në disa prej tyre, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Ai ka thënë se prona e komunës nuk është për anëtarë të partisë, por për interesin e ekonomisë.
“Të gjitha pronat publike do të jenë në dispozicion për të gjithë, pa dallime e favorizime.” – shkruan Peci.
Postimi i plotë:
Mirëmëngjesi ☀️
Prona e Komunës nuk është për anëtarë të partisë, por për interesin e ekonomisë.
U iniciohet shkëputja e 27 kontratave që janë dhënë për 99 vite në shfrytëzim dhe që e kanë kaluar çdo afat kohor, duke mos investuar asnjë cent disa prej tyre, deri në 10 vite.
Të gjitha pronat publike do të jenë në dispozicion për të gjithë, pa dallime e favorizime.













