Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

FC “Vitia” do ta padis FFK-në, e quan mafioze këtë organizatë ku gjithçka lidhet me “bosin” Agim Ademi

14/05/2022 - 20:54
në Kryesore, Lajme
A A
FC “Vitia” do ta padis FFK-në, e quan mafioze këtë organizatë ku gjithçka lidhet me “bosin” Agim Ademi
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i klubit futbollistik “Vitia”, Mirsad Sylejmani ka hedhur kritika të ashpra ndaj FFK-së dhe konkretisht ndaj kryetari të kësaj federate, Agim Ademi, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Sylejmani ka njoftuar se do ta padisë FFK-në për largim të qëllimshëm nga liga e parë, për shkelje të fair play financiar dhe atij në fushë.

Kryetari i FC “Vitia” pretendon se është dëmtuar si klub pasi ka dalë kundër Agim Ademit në garën për të parin e FFK-së, pasi e ka cilësuar atë si mafioz dhe stilin e funksionimit të FFK-së si stil mafioz.

“ Kam qenë dhe jam pro ndryshimit sepse jam i bindur se nuk mund të ketë zhvillim të futbollit me strukturë “mafioze”, futbolli ynë mund të zhvillohet vetëm me organizim profesional, me transparencën dhe llogaridhënie jo vetëm për paratë e shpenzuara të dedikuar për futbollin, por edhe për respektin të normave statutare dhe “Fair-Play”.”- shkruan Sylejmani.

Shkrimi i plotë i tij:

Të nderuar futbolldashës,
Unë Mirsad Sylejmani donator dhe pronar i FC “Vitia” kam marr udhëheqjen e klubit me qëllim të kjartë zhvillimin e tij në dobi të rinisë tonë.
Duke qenë kryetar i klubit dhe financues i vetëm më binte barra edhe të shihja nga afër problemet dhe organizimin në FFK.
Pasi që kam parë organizimin në FFK te stilit “mafioz”, ku gjithçka lidhe me “BOSSIN” – Agim Ademin, si kryetar i FC “Vitisë” kam kërkuar dhe jam rreshtuar pro ndryshimit në FFK.

Kam qenë dhe jam pro ndryshimit sepse jam i bindur se nuk mund të ketë zhvillim të futbollit me strukturë “mafioze”, futbolli ynë mund të zhvillohet vetëm me organizim profesional, me transparencën dhe llogaridhënie jo vetëm për paratë e shpenzuara të dedikuar për futbollin, por edhe për respektin të normave statutare dhe “Fair-Play”.

Si mund të presim “Fair-Play” nga futbollistët kur kryetari dhe KE i FFK-së janë shkelesit e normës kryesore të futbollit.
Si mund të dënosh një anëtar të futbollit në FFK duke u thirrur në rregullore dhe Statut, kur kryetari dhe KE janë shkelësit e tij.

Gjatë gjitha kampionatit FC “Vitia” është demtuar nga gjyqtarët “sigurisht me direktiva” të Agim Ademit ngase nuk kemi pranuar të jemi pjesë e “klanit mafioz” të tij.

Ju njoftojmë se beteja e jonë për “Fair-Play”, drejtësi dhe ndryshim do të vazhdojë
Me të përfunduar kampionati FC “Vitia” do ta padisë FFK-në :
1. Për largim të qëllimshëm nga Liga e Parë,
2. Për shkelje të “Fair-Play” finaciar dhe
3. Për shkelje të “Fair-Play” në fushën e lojës, dëmtin direkt në lojët dhe rezultatet e ekipti tonë.

Klubi ynë dëmtua nga FFK në ndarje të e buxhetit të FFK-së, ne ishim të pabarabar në raport me klubet tjeta të cilat u favorizuan me finacim nga buxheti i FFK-së. Ky ka qenë faktor që na ka penalizuar për renie nga Liga dhe ky do të jetë objekt i padisë kundër FFK-së.

Demtimi me ndarje të drejtësisë -referimit diskriminuese ndaj FC “Vitisë” dhe favorizuese ndaj kundërshtareve tone ne lojën gjithashtu do të jetë pjesë e padisë kundër FFK-së dhe Agim Ademit.

FC “Vitia” të gjitha fakte dhe ofertat për tu bërë pjese e nje klani mafioz për të shpëtuar nga Liga dhe për të perfituar financiarisht nga FFK do të i prezantoj në Gjykatë.

FC “Vitia” ka rënë nga liga, por nuk është nënshtruar pavarësisht kërcenimeve dhe as nuk kemi shitur dinjitetin dhe karkterin tonë për tu bërë pjesë e një “klani mafioz” që e udhëheq Agim Ademi. Të kota ishin përpjekjet për të na blerë e për të na joshur duke tentuar që të ndrrojmë pikëpamjet, bindjen dhe votën.
Sot më shumë se dje jam i bindur se me një udhëheqesi të tillë e cila para se të filloj gjithçka, përfundon çdo gjë duke u ditur botërisht se kush bëhet kampion, kush hy e kush bie nga liga – nuk do koment më shumë veç se të ju themi, ne ishim këtë vit, edicionin e ardhshëm do të jetë një viktimë një tjetër klub që do ta përcjellë fati ynë.

FC “Vitia” këtë vit ka rënë një rang më poshtë në futboll, por jam i bindur se nuk do të jetë e largët dita kur “klani mafioz” në FFK do të bie përgjithmonë.

Ndryshimi do të ndodhë në të mirë të futbollit tonë.

JU REKOMANDOJMË

Ambasadori gjerman jep sinjale që liberalizimi i vizave është afër
Lajme

Ambasadori gjerman jep sinjale që liberalizimi i vizave është afër

27/05/2022 - 21:27
13 vjeçi u fut për të shpëtuar vëllain 10 vjeç, të miturit që u mbytën në liqen janë vëllezër, babai humb ndjenjat pasi merr lajmin (Emrat)
Lajme

13 vjeçi u fut për të shpëtuar vëllain 10 vjeç, të miturit që u mbytën në liqen janë vëllezër, babai humb ndjenjat pasi merr lajmin (Emrat)

27/05/2022 - 21:11
Krerët e shtetit takohen me ambasadorët e QUINT-it dhe shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë
Kryesore

Krerët e shtetit takohen me ambasadorët e QUINT-it dhe shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë

27/05/2022 - 19:03
Arrestohet për ryshfet ortaku i vëllait të ish-presidentit Hashim Thaçi
Kryesore

Arrestohet për ryshfet ortaku i vëllait të ish-presidentit Hashim Thaçi

27/05/2022 - 18:15
Gërxhaliu për tërheqjen e Trustit: Fyti është vëllai i detit
Ekonomi

Gërxhaliu për tërheqjen e Trustit: Fyti është vëllai i detit

27/05/2022 - 17:32
Dënohet me 8 vite burg personi që shkaktoi aksidentin me pesë të vdekur në Ferizaj
Kryesore

Dënohet me 8 vite burg personi që shkaktoi aksidentin me pesë të vdekur në Ferizaj

27/05/2022 - 15:52

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Prokuroria deklarohet për vrasjen e 30 vjeçarit në Pakashticë të Llapit

    Vriten babë e bir në veri të Mitrovicës pas një konflikti familjar

    526 Shpërndaje
    Shpërndaje 210 Tweet 132
  • Plas sherri në një familje kosovare: Vjehërria e gjejnë nusen me të dashurin në dhomë, burri i saj në Slloveni për punë

    342 Shpërndaje
    Shpërndaje 137 Tweet 86
  • “Zhag të shti në autobus”, një tjetër dëshmitar tregon mashtrimin nga kompania “Gmica Travel”

    302 Shpërndaje
    Shpërndaje 121 Tweet 76
  • Ky është avokati nga Mitrovica që dyshohet se u vra nga djali i tij (foto)

    164 Shpërndaje
    Shpërndaje 66 Tweet 41
  • Ky është djali 29-vjeçar që dyshohet për vrasjen e vëllait dhe babait në Mitrovicë

    147 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37

© 2022 Veriu.info

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete

© Veriu.info