Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Federata Shqiptare reagon pas koreve raciste përdhosjes së flamurit të Shqipërisë në ndeshjen me Çekinë

12/10/2024 - 10:56
në Kryesore, Lajme
A A
Federata Shqiptare reagon pas koreve raciste përdhosjes së flamurit të Shqipërisë në ndeshjen me Çekinë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Federata Shqiptare e Futbollit ka reaguar pas skandalit të mbrëmshëm në ndeshjen Çeki – Shqipëri.

Tifozët çek nga fillimi i ndeshjes kishin vendosur flamurin e Shqipërisë mrapsht e po ashtu ishte edhe harta e Kosovës, me flamurin e Serbis.

Në tribuna kishte edhe një flamur ku shkruante ”Kosova është Serbi”, derisa koret të njëjta u dëgjuan edhe në stadium duke u kënnduar nga tifozët.

FSHF-ja ka dënuar këto akte raciste dhe ka paralajmëruar se do të dërgojë një notë proteste në UEFA, duke kërkuar masa të menjëhershme disiplinore.

”Federata Shqiptare e Futbollit dënon me forcë aktet e turpshme që ndodhën gjatë ndeshjes së sotme kundër Çekisë. Koret raciste dhe përdhosja e flamurit shqiptar janë të patolerueshme dhe nuk i takojnë fushës së futbollit. Ky akt i rëndë përbën një sulm të hapur ndaj vlerave të futbollit dhe respektit midis kombeve.

Federata Shqiptare e Futbollit dënon fuqimisht çdo formë të racizmit dhe fyerjes ndaj simboleve kombëtare dhe do të dërgojë një notë proteste në UEFA, duke kërkuar masa të menjëhershme disiplinore. FSHF reagoi menjëherë që në pushimin e pjesës së parë duke u kërkuar organizatorëve marrjen e masave të menjëhershme ndaj këtyre akteve për të mos radikalizuar veprimet me ndërprerjen e lojës.

Futbolli është një lojë që bashkon dhe unifikon gjithë popujt duke promovuar barazinë dhe respektin për të gjithë, pavarësisht kombësisë apo përkatësisë etnike. Shqiptarët, si pjesë e familjes së madhe futbollistike, do të qëndrojnë gjithmonë në mbrojtje të këtyre vlerave dhe nuk do të tolerojnë asnjë formë racizmi apo urrejtjeje duke dënuar me forcë çdokënd që tenton të përdhosë bukurinë e këtij sporti.

Pavarësisht ndeshjes së sotme, Kombëtarja jonë ka treguar gjithmonë forcë dhe guxim për të përballuar çdo vështirësi duke u ngritur pikërisht atëherë kur lind nevoja. Bashkë me tifozët do të lëmë pas këtë ndeshje dhe bëhemi gati për të shkuar në Gjeorgji për një rezultat pozitiv.”, thuhet në reagim./IndeksOnline/

JU REKOMANDOJMË

Rama: Le t’ua vëmë Lojërave Mesdhetare emrin “Albin Kurti 2030”, vetëm të mos i humbim

Rama njofton se ka fituar betejën përballë Qeverisë Kurti në Prokurori: Njëra anë ndërton, tjetra saboton e bllokon
20/10/2026 - 22:53

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ironizuar duke deklaruar se është i gatshëm që Lojërat Mesdhetare 2030 të mbajnë edhe emrin e kryeministrit, Albin Kurti, vetëm që Kosova...

Më shumëDetails

ShBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Trump admiron Kosovën dhe Serbinë

ShBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Trump admiron Kosovën dhe Serbinë
20/10/2026 - 22:45

Tammy Bruce, zëvendëspërfaqësuesja e misionit amerikan në OKB, ka thënë se paqja mes Kosovës dhe Serbisë mund të arrihet vetëm nga ato dyja, e jo nga Këshilli i...

Më shumëDetails

Shefi i UNMIK-ut në OKB ngre shqetësimet për Ligjin për Specialen, kërkon përgjegjësi për Banjskën e Ibër-Lepencin

Shefi i UNMIK-ut në OKB ngre shqetësimet për Ligjin për Specialen, kërkon përgjegjësi për Banjskën e Ibër-Lepencin
20/10/2026 - 22:36

Shefi i Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), Peter Due, ka ritheksuar shqetësimet e Bashkimit Evropian lidhur me ndryshimet e miratuara në Ligjin për Gjykatën Speciale,...

Më shumëDetails

Gjuriq ankohet në OKB: Kurti e Begaj sulmuan aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Gjuriq ankohet në OKB: Kurti e Begaj sulmuan aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
20/10/2026 - 22:23

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Marko Gjuriq, ka kërkuar drejtësi për viktimat e luftës në Kosovë, duke kritikuar reagimet e udhëheqësve politikë në Prishtinë dhe Tiranë...

Më shumëDetails

Duriq: Radoiçiq dhe Veselinoviq janë dy kriminelët më të mëdhenj në Serbi

Duriq: Radoiçiq dhe Veselinoviq janë dy kriminelët më të mëdhenj në Serbi
20/10/2026 - 22:20

Petar Duriq, bartës i listës “Baba, kjo është për ty”, tha gjatë një paraqitjeje televizive se Milan Radoiçiq dhe Zvonko Veselinoviq janë përgjegjës për vrasjet e Oliver Ivanoviqit...

Më shumëDetails

Konjufca: Raporti i UNMIK-ut është selektiv dhe përmban dezinformata për Kosovën

Konjufca: Raporti i UNMIK-ut është selektiv dhe përmban dezinformata për Kosovën
20/10/2026 - 22:03

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, i cili po përfaqëson Kosovën në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandali me ndrrim të foshnjës /MSh dërgon në Komision Disiplinor inspektoren që nuk e gjobiti “Spitalin Amerikan 2”

    Skandali me ndrrim të foshnjës /MSh dërgon në Komision Disiplinor inspektoren që nuk e gjobiti “Spitalin Amerikan 2”

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Sulmohet fizikisht mjeku kujdestar në Spitalin e Vushtrrisë

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • “90 për qind ujë”, këta janë 12 personat që iu ngrit aktakuzë për mashtrimin me derivate të naftës, akuzohen se i shkaktuan shtetit mbi 4.6 milionë euro dëm

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Anëtari i organit të pavarur ia kthen deputetit të VV-së: “Po, jam me PDK-në dhe jam krenar”

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Arrestohet një person në Kçiq të Mitrovicës, në shtëpinë e tij i gjendet kokainë

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë