Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ferat Shala: Mosrealizimi i projektit të gazit amerikan mund t’i kushtojë Kosovës qindra miliona euro

04/07/2026 - 18:13
në Kryesore, Lajme
A A
Shala: Shpifjet në drejtim timin dhe familjes nuk kalojnë, është e ulët kur del nga kabineti dhe njerëz të afërt të Kurtit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka vlerësuar se moszhvillimi i projektit të gazit natyror dhe moslidhja e Kosovës me rrjetin rajonal të gazit mund t’i kushtojnë vendit qindra miliona euro, duke e mbajtur ekonominë të varur nga linjiti dhe importet e shtrenjta të energjisë elektrike.Duke iu referuar një studimi të financuar nga institucionet amerikane dhe Millennium Challenge Corporation (MCC), Shala për GazetaBlic tha se investimi në infrastrukturën e gazit mund t’i sjellë Kosovës përfitime neto deri në 600 milionë euro.

“Moszhvillimi i projektit të gazit natyror dhe moslidhja e Kosovës me rrjetin rajonal të gazit mund t’i kushtojnë vendit qindra miliona euro, duke e mbajtur ekonominë të varur nga linjiti dhe nga importet e kushtueshme të energjisë elektrike. Sipas studimit të financuar nga institucionet amerikane dhe Millennium Challenge Corporation (MCC), investimi në infrastrukturën e gazit natyror mund t’i sjellë Kosovës përfitime neto deri në 600 milionë euro, me një normë kthimi ekonomike prej rreth 27%”, thotë Shala.“Përfitimet kryesore të këtij investimi do të ishin:
Diversifikimi i burimeve të energjisë dhe zvogëlimi i varësisë nga linjiti;
Ulja e nevojës për importe të shtrenjta të energjisë elektrike;
Përmirësimi i cilësisë së ajrit dhe mbrojtja e shëndetit publik;
Rritja e sigurisë energjetike dhe integrimi i Kosovës në tregun rajonal të gazit;
Thellimi i partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe harmonizimi me politikat energjetike të Bashkimit Evropian”, shton tutje ai.Ai theksoi se gazi natyror duhet të shërbejë si zgjidhje tranzitore, krahas investimeve në energjinë e ripërtëritshme, ndërsa ngriti pyetjen nëse Kosova mund ta përballojë koston ekonomike dhe strategjike të mosveprimit.

“Megjithatë, gazi natyror nuk duhet të shihet si zgjidhja përfundimtare e sektorit energjetik. Ai përfaqëson një zgjidhje tranzitore dhe strategjike, e cila duhet të zhvillohet paralelisht me investimet në burimet e ripërtëritshme të energjisë, efiçiencën energjetike dhe modernizimin e sistemit elektroenergjetik”, tha Shala.“Në fund, pyetja thelbësore mbetet: A mund ta përballojë Kosova koston ekonomike, strategjike dhe zhvillimore të mosveprimit?”, përfundon ai për GazetaBlic.

JU REKOMANDOJMË

Foli me një të mitur me emra të rremë në rrjete sociale dhe më pas e kanosi me publikim të fotografive, arrestohet 28-vjeçari në kufi

Hidhen dy gra’nata dore në oborrin e stacionit policor në Zveçan
04/07/2026 - 18:05

Një 28-vjeçar me inicialet R.GJ. është arrestuar në një pikëkalim kufitar nën dyshimin se ka kryer veprën penale “shtrëngim”. Policia tha se hetuesit e stacionit policor në Ferizaj...

Më shumëDetails

Dega në Austri letër Abdixhikut: Duhet të mbani përgjegjësi për rezultatin e dobët të 7 qershorit, duam zgjedhje në LDK

Abdixhiku i kundërpërgjigjet Kurtit në sekond: Si kryeministër, në javën e parë do ta bëjë koeficientin 150 euro
04/07/2026 - 17:48

Dega e LDK-së në Austri përmes një e-maili ka kërkuar që të mbahen zgjedhje të brendshme në Lidhjen Demokratike të Kosovës. Kjo kërkesë i është adresuar kreut të...

Më shumëDetails

Sveçla uron Amerikën: Uroj që idealet e Deklaratës së Pavarësisë të vazhdojnë të frymëzojnë botën edhe në shekujt që vijnë

Sveçla: Fabrika për prodhimin e municioneve, hap i rëndësishëm për forcimin e kapaciteteve të sigurisë
04/07/2026 - 17:41

Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ushtruesi i detyrës së Ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka kujtuar rolin...

Më shumëDetails

Sulmi në Banjskë: BE-ja kërkon sërish drejtësi, por hesht mbi raportimet se Radoiçiqi po mbrohet nga strukturat shtetërore në Serbi

Sulmi në Banjskë: BE-ja kërkon sërish drejtësi, por hesht mbi raportimet se Radoiçiqi po mbrohet nga strukturat shtetërore në Serbi
04/07/2026 - 17:24

Bashkimi Evropian nuk ka reaguar ndaj informacioneve të fundit se përgjegjësit për sulmin në Banjskë mbrohen nga struktura zyrtare në Serbi. Nga Zyra për Shtyp e Komisionit Evropian...

Më shumëDetails

Edhe një skandal nga naftarët: “Arbëria Petrol” e Afrim Balaj u kap duke operuar pa leje, por Inspektorati i Tregut nuk e mbylli

Edhe një skandal nga naftarët: “Arbëria Petrol” e Afrim Balaj u kap duke operuar pa leje, por Inspektorati i Tregut nuk e mbylli
04/07/2026 - 17:10

Veprimtaria biznesore e naftarëve të Kosovës po del të jetë një problem serioz për shtetin dhe konsumatorët, pasi që shumë prej tyre po zbulohen duke punuar ilegalisht, abuzuar...

Më shumëDetails

Dega e LDK-së në Austri letër Abdixhikut: Duhet të mbani përgjegjësi për rezultatin e dobët të 7 qershorit, duam zgjedhje në LDK

Dega e LDK-së në Austri letër Abdixhikut: Duhet të mbani përgjegjësi për rezultatin e dobët të 7 qershorit, duam zgjedhje në LDK
04/07/2026 - 16:30

Dega e LDK’së në Austri përmes një e-maili të siguruar nga Gazeta Express ka kërkuar që të mbahen zgjedhje të brendshme në Lidhjen Demokratike të Kosovës. Kjo kërkesë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Aksident me fatalitet në Babimoc të Obiliqit, dyshohet për dy të vdekur

    Aksident me fatalitet në Babimoc të Obiliqit, dyshohet për dy të vdekur

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Plagosja e katërfishtë: Nipat donin vrasjen e dajës, shkak hakmarrja? (VIDEO)

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Mirësevini mërgimtarë, “ISA” Sh.P.K. po ndërton banesat e ëndrrave në zemër të Skenderajt

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Dosja e prokurorisë për naftarët: Babë e birë po akuzohen se parat e pista të narkotikëve i legalizuan për kontrabandimit me naftë

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Skandali i radhës me naftëtarët: “Spahia Petrol” e Xhevat Spahisë kapet duke operuar pa leje, por nuk mbyllet

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë