
Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka demantuar LDK-në e Vushtrrisë me dokument raporton Gazeta Online Veriu.info.
LDK kishte thënë se një vig i ndërtuar mbi lumin Silnica i ka kushtuar komunës 50 mijë euro, por kjo është demantuar menjëherë nga kryetari Idrizi.
Ai ka publikuar dokument ku dëshmona se kjo komunë ka ndërtuar dy viga mbi lumin Silnica dhe kanë kushtuar 38 mijë euro.
Postimi i plotë:
REAGIM ME SHKAS
Dje, ish-qeveria (Një pjesë e Kryesisë së LDK-së) e ka dezinformuar opinionin, gjoja se një vig që ndërtuam mbi Lumin Silnica paska kushtuar 50.000 €.
Për informimin e drejtë të qytetarëve, të dy vigat që kemi ndërtuar këtë vit mbi Lumin Silnica, ai i “Novolanit” dhe i “Shaban Agës” kanë kushtuar 38.000 €. Këta viga kanë qenë të domosdoshëm për qytetarët e Vushtrrisë me rrethinë.












