Veriu.info ka raportuar javën e kaluar se Rrahman Rama mund të kandidohet për kryetar të komunës së Vushtrrisë nga PDK-ja vitin e ardhshëm, pasi që disa prej strukturave të kësaj partie kanë pakënaqësi nga kryetari aktual i komunës, Ferit Idrizi.
Një javë pas publikimit të këtij artikulli, kryetari i komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi ka thënë se nuk e dinë a do të rikandidoj për kryetar komune vitin e ardhshëm, kohë kur do të mbahen zgjedhjet lokale, raporton Veriu.info.
Në një postim të Ferit Idrizit në Facebook që ai reklamon freskimin e një rruge me ujë, i ka komentuar një qytetar duke i thënë: “Dil edhe me domestos Laje se sta jepum voten ty ma jo”.
Këtij komenti i ka replikuar kryetari Ferit Idrizi, duke shkruar: Shkodran Murati Thu qishtu, se nuk e len pa me votu, por nuk e di a po kandidohem. Respekt juve!”.
Pra, Idrizi ka thënë se nuk e dinë a do të kandidohet vitin e ardhshëm./Veriu.info














