Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

FIFA mbron pushimet për hidratim

24/06/2026 - 09:48
në Sport
A A
FIFA mbron pushimet për hidratim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka reaguar ndaj polemikave të krijuara rreth pushimeve për hidratim gjatë Kupës së Botës, duke mohuar se ato janë vendosur për arsye komerciale.

Për herë të parë në historinë e Kupës së Botës, FIFA ka vendosur që në çdo ndeshje të ketë pushime për hidratim në minutën e 22-të dhe të 67-të. Megjithatë, ky vendim ka shkaktuar reagime të shumta nga tifozët, analistët dhe futbollistët.

Kapiteni i Holandës dhe mbrojtësi i Liverpoolit, Virgil van Dijk, e ka bërë të qartë pakënaqësinë e tij, pasi këto ndërprerje e ndajnë praktikisht ndeshjen në katër pjesë. Ndërkohë, tifozët anglezë në stadiume janë dëgjuar duke vërshëllyer gjatë pushimeve, me dyshimin se ato po përdoren për hapësirë reklamash televizive.

Pushimet për hidratim nuk janë risi absolute në futboll, pasi më herët janë përdorur në kushte të temperaturave të larta për t’u dhënë lojtarëve mundësi të rikuperohen. Por kritikat janë shtuar për faktin se në disa ndeshje të këtij Botërori kushtet atmosferike kanë qenë të përshtatshme për lojë, megjithatë ndërprerjet janë aplikuar njësoj.

Infantino ka sqaruar se arsyeja kryesore mbetet nxehtësia, por edhe nevoja për barazi sportive mes skuadrave.

“Arsyeja kryesore është nxehtësia, por duhet të kuptojmë se në një garë si Kupa e Botës, që zhvillohet për 39 ditë, ku ekipet mund të luajnë deri në tetë ndeshje, një moment pushimi është shumë i rëndësishëm”, tha Infantino.

Ai shtoi se FIFA dëshiron që të gjitha skuadrat të kenë kushte të njëjta në çdo ndeshje.

“Për ne është shumë e rëndësishme që të gjitha ekipet të luajnë në kushte të barabarta. Do të ishte e vështirë të pranohej që një trajner të ketë mundësinë të ndikojë në ndeshje me udhëzime gjatë një ndërprerjeje vetëm sepse është më nxehtë, ndërsa në një ndeshje tjetër, me temperaturë më të ulët, të mos e ketë të njëjtën mundësi”, deklaroi ai.

Infantino mohoi gjithashtu se FIFA po përfiton financiarisht nga këto ndërprerje.

“Nuk ka të ardhura shtesë për FIFA-n, sepse të gjitha marrëveshjet komerciale janë nënshkruar shumë më herët. Pra, për ne kjo nuk është çështje financiare. Është thjesht çështje sportive”, theksoi presidenti i FIFA-s.

Pushimet për hidratim pritet të vazhdojnë deri në fund të këtij Botërori. Megjithatë, tifozët shpresojnë që pas finales së 19 korrikut, këto ndërprerje të përdoren vetëm kur kushtet atmosferike dhe mirëqenia e lojtarëve e bëjnë të domosdoshme.

JU REKOMANDOJMË

Kush është lojtari më i mirë i Zvicrës, sipas Xhakës

Kush është lojtari më i mirë i Zvicrës, sipas Xhakës
24/06/2026 - 09:36

Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, ka folur për debatin rreth futbollistit më të mirë në historinë e kombëtares helvetike. Ndonëse shumë legjenda të futbollit zviceran e konsiderojnë pikërisht...

Më shumëDetails

Kroacia shënon fitoren e parë në Kupën e Botës

Kroacia shënon fitoren e parë në Kupën e Botës
24/06/2026 - 09:17

Kroacia e ka harruar humbjen nga Anglia dhe ka marr fitoren e parë në Kupën e Botës 2026. Në ndeshjen e dytë, kroatët shënuan fitore me rezultat 1-0...

Më shumëDetails

Përballja me Messin në Kupën e Botës, kjo është përgjigjja e Ronaldos

Përballja me Messin në Kupën e Botës, kjo është përgjigjja e Ronaldos
24/06/2026 - 08:54

Cristiano Ronaldo nuk e ka fshehur dëshirën për një përballje me Lionel Messin në Kupën e Botës. Pas fitores së Portugalisë, ku ai kontribuoi me dy gola, ylli...

Më shumëDetails

Kolumbia e pandalshme, mposht Kongon dhe kalon tutje në Botëror

Kolumbia e pandalshme, mposht Kongon dhe kalon tutje në Botëror
24/06/2026 - 08:45

Kombëtarja e Kolumbisë ka regjistruar fitoren e dytë në Kupën e Botës, duke mposhtur Kongon me rezultat minimal 1:0, në ndeshjen e raundit të dytë të Grupit K....

Më shumëDetails

Deschamps largohet urgjentisht nga kampi i ekipit kombëtar francez

Deschamps largohet urgjentisht nga kampi i ekipit kombëtar francez
23/06/2026 - 22:48

Franca do të përballet me Norvegjinë pa trajnerin e saj kryesor në fushë. Siç është raportuar nga Fabrizio Romano në faqen e tij në rrjetet sociale X, trajneri...

Më shumëDetails

RONALDOOOOOO! Ylli portugez realizon edhe golin e dytë personal sonte

RONALDOOOOOO! Ylli portugez realizon edhe golin e dytë personal sonte
23/06/2026 - 19:43

 Ronaldo ka shënuar edhe golin e dytë sonte ndaj Uzbekistanit.Golin e dytë personal, CR7 e realizoi pas 39 minutave lojë. Rezultati aktual i takimit është 3-0. Ja goli:...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Fatmir e Esat Likaj, Arben Mikullovci … – Ja kush janë biznesmenët që po e ndërtojnë kompleksin në Prizren ku vdiq punëtori nga goditja e kranit

    Fatmir e Esat Likaj, Arben Mikullovci … – Ja kush janë biznesmenët që po e ndërtojnë kompleksin në Prizren ku vdiq punëtori nga goditja e kranit

    132 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Mërgimtarja nga Kosova humb jetën në një aksident

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Deschamps largohet urgjentisht nga kampi i ekipit kombëtar francez

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Kjo degë e LDK-së i jep mbështetje Lumir Abdixhikut

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Sot u jepet lamtumira e fundit dy motrave Zubaku, që humbën jetën në aksidentin në Gjermani

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë