Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me burgim të përjetshëm Naim Murselin dhe Granit Plavën, ndërsa Kushtrim Kokallën me 30 vjet burgim, për vrasjen e Liridona Ademajt, e cila kishte ndodhur më 29 nëntor të vitit 2023.
Pas këtij aktgjykimi, vëllai Leonardi tregoi se çka do t’i thoshte motrës nëse do të kishte mundësi.
“Unë kisha dashtë me i thanë që, shpirti yt të prehet në paqe dhe lehtë, amaneti ka shku në vend, dhe shumë shpejt edhe fëmijët do na bashkohen në mesin ton. Ata të cilët i ka dashtë shumë, asnjëherë nuk do të ia lëmë në dorë dikujt tjetër”, ka thënë vëllai i Liridonës, Leonard Ademaj në T7.












