Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Flasin për rritje ekonomike, mbi 272 milionë euro i kanë shpërnda nëpër jarana me tenderë njëburimorë

25/09/2024 - 13:36
në Opinione
A A
“Milani është njëfarë Bin Ladeni i Ballkanit” – Ku i mori Berat Buzhala përgjimet Kusari-Radoiçiqi?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shkruan Berat Buzhala

Sugari i Albinit e Bislës, ministri i Financave, Hekuran Murati, u shfaq sot ne Facebook, ku e dha lajmin se ekonomia e Kosovës është duke u rritë përtej krejt parashikimeve që i kanë pasë.

Në tremujorin e dytë të këtij viti, tha Heki, ekonomia e vendit është rritur për 4.2 përqind, kurse është menduar që ka me u rritë 3.9 përqind, pra janë tejkalu pritshmëritë për 0.4 përqind.

Benjamini i qeverisë tha – se me kismet – që ekonomia po kthehet në binarët e rritjes së shpejtë, qysh tha ai, atje ku e patën nisë pas pandemisë.

Ky është një sinjal, tha Hekurani, se politikat e qeverisë po funksionojnë.

Statusin e Hekuranit e bëri share edhe Shefi i tij, jo Bisla, po Albini, që gjithashtu dukej i çuditur se qysh ekonomia e Kosovës po rritet përtej çdo projeksioni.

Kur i lexon njeri këto manipulime të pacipa që publikohen në ditë të vikendit, veç duhet me pasë sabër se e then kompjuterin.

Pra, nëse i heq fjalët e kota, krejt çka mbetet është që ekonomia e Kosovës në gjashtë muajt e parë të këtij viti është rritur, në mesatare më pak se 5 përqind.

Në tri vitet e Isa Mustafës si kryeministër ekonomia e vendit është rritur 4.8 perqind, 5.6 përqind dhe 5.9 përqind.

Nën qeverisjen e Thaçit ekonomia osht rrite mesatarisht mbi 5 perqind, e qe besa edhe në kohën e Ramush Haradinajt është rritur rreth 5 përqind.

Sido që të jetë, preferenca ime shkon për tri vitet e qeverisë Mustafa, për të cilin njëmend mund të thuhet që ka pas bë reforma dhe e kishte qeverisur vendin, ashtu qysh duhet me u qeverisë vendi; pa popullizma, pa rrena dhe pa trauma politike të përditshme.

Mirëpo anash kësaj, sepse shifrat janë shifra, numrat janë numra, ato mbesin aty, për me i pa krejt na.

Qartazi, këta të këtij pushteti dallohen prej atyre para tyre, përveç tjerash, që janë në gjendje – që edhe një copë të m****, me provu me e parfumosë, me ia qitë do aromë dhe do melmesa, edhe me ia shitë militantit për diçka tjetër, për diçka që nuk është.

Mos harroni, prej marsit të vitit 2021, kur këta e kanë marrë qeverinë, e deri me 1 shtator, kjo qeveri i ka shpërnda 272 milionë e 950 euro te buxhetit, pa kalu nëpër procedura te tenderit.

I kanë anashkaluar në 2200 raste procedurat e tenderit.

Esenca e modelit të ekonomisë, të cilin ne e kemi përqafu është konkurrenca dhe ofertat, ku supozohet që si pasojë e kësaj shkojmë drejt çminit më të lirë.

Kjo qeveri e Hekuranit, Bislës dhe Albinit, si kurrkush para tyre, i kanë shpërnda 270 milionë euro – para tonat – pa kalllxu as qysh as tek.

I kanë shpërnda te shokët e te jaranat, ashtu qysh i kanë dhënë paratë e rezervave të shtetit, paratë e rrymës, nëpër restorane e nëpër kafe.

Mandej, edhe çuditen që më shumë po ju bjen me nejtë në Prokurori e hetuesi, sesa në zyre.

JU REKOMANDOJMË

KADARE – NJË VIT PAS
Opinione

KADARE – NJË VIT PAS

01/07/2025 - 12:40
Evolucioni: a është njeriu “kafsha më e përkryer”?
Opinione

Evolucioni: a është njeriu “kafsha më e përkryer”?

23/06/2025 - 11:41
Izraeli është me Serbinë
Opinione

Izraeli është me Serbinë

22/06/2025 - 20:50
Vushtrria nuk është laborator, por qytet i lashtë me vlera shumëdimensionale
Opinione

Vushtrria nuk është laborator, por qytet i lashtë me vlera shumëdimensionale

21/06/2025 - 19:41
Si mund të bëhet Kosova një demokraci me det
Opinione

Si mund të bëhet Kosova një demokraci me det

20/06/2025 - 09:24
Musliu: Shtrenjtimi i rrymës nuk i prek qytetarët në Veri, e veteranët po arrestohen për mospagesë
Opinione

Dhomat e Specializuara të Kosovës: Një Udhëtim Kontravers dhe Pyetje Pa Përgjigje

19/06/2025 - 14:40

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal: Prodhuan miell Tip 400 pa përbërës të duhur, dënohen mullinjtë “Amidoni” e “Blerina”

    Skandal: Prodhuan miell Tip 400 pa përbërës të duhur, dënohen mullinjtë “Amidoni” e “Blerina”

    126 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 32
  • Ahmet Musa që po synon ndërtimin e kishës në Bajgorë i mbulohet vajza: Derisa ta mbashë shaminë nuk ke të drejtë të më quash baba!

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Nis puna për ndërtimin e Urës së re mbi lumin Ibër që lidh Mitrovicën e jugut me të veriut

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Vllasi: Për qeveri, Kurti duhet të gjejë partnerin për koalicion, e që është kjo parti

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Policia ndalon 6 persona gjatë vendosjes së gurthemeleve për urat mbi lumin Ibër

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë