Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Flick e pranon superioritetin e PSG-së: Ata e dëshmuan se janë më të fortë se ne

21/10/2026 - 09:24
në Sport
A A
Flick e pranon superioritetin e PSG-së: Ata e dëshmuan se janë më të fortë se ne
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, e ka pranuar superioritetin e Paris Saint-Germainit pas humbjes 4-2 në ndeshjen e Ligës së Kampionëve, duke theksuar se skuadra e tij ka shumë për të mësuar nga kjo përballje.

Kjo ishte humbja e parë e Barcelonës në këtë sezon, pas një serie prej 11 fitoreve radhazi. Pavarësisht rezultatit, trajneri gjerman vlerësoi se skuadra e tij pati edhe momente të mira gjatë ndeshjes.

“Ka qenë një ndeshje fantastike. Në fund, PSG-ja dëshmoi se është një skuadër më e mirë se ne. E humbëm këtë ndeshje, por kemi mësuar shumë”, deklaroi Flick, përcjell “Gazeta Express”.

Trajneri gjerman u ndal edhe te vështirësitë që Barcelona pati për të përballuar kundërsulmet e shpejta të skuadrës franceze, veçanërisht në minutat e fundit të takimit.

“Ata kanë shumë cilësi në tranzicion. Ne u përpoqëm të mbroheshim dhe e bëmë këtë mirë, por në 15 minutat e fundit nuk ishim të freskët fizikisht. Kjo nuk është një justifikim. Përgatitja për këtë ndeshje nuk ishte më e mira, por tani duhet ta analizojmë atë që ndodhi dhe të përmirësohemi në të ardhmen. Megjithatë, sot bëmë edhe shumë gjëra mirë”, shtoi trajneri i Barcelonës.

Flick flet edhe për Dani Olmon dhe Espartin

Përveç humbjes, shqetësim për Barcelonën mbetet edhe gjendja fizike e Dani Olmos, i cili u detyrua të largohej nga fusha pas një goditjeje.

“Do të shohim se çfarë do të ndodhë me Olmon. Ai mori një goditje dhe duhet të presim”, u shpreh Flick.

Në anën tjetër, trajneri gjerman pati fjalë të mëdha për të riun Xavi Espart, i cili shënoi një nga golat e Barcelonës në këtë përballje.

“Ai zhvilloi një ndeshje fantastike. Shënoi gol dhe është e pabesueshme cilësia që po tregon”, përfundoi Flick.

Barcelona tashmë duhet ta analizojë këtë humbje dhe të nxjerrë mësimet e nevojshme për vazhdimin e sezonit, ndërsa PSG-ja tregoi edhe një herë forcën e saj në arenën evropiane.

JU REKOMANDOJMË

Desire Douuuueeee, çfarë goli ia ka shënuar Barcelonës

Desire Douuuueeee, çfarë goli ia ka shënuar Barcelonës
20/10/2026 - 22:07

Barcelona ka pranuar gol në pjesën e parë kundër Paris Saint Germain. Golashënues është Desire Doue, i cili shënoi një super gol duke dribluar mbrojtjen blaugranase dhe duke...

Më shumëDetails

Fenerbahce e lëshon fitoren nga duart, Dortmundi fiton në ndeshjen tjetër

Fenerbahce e lëshon fitoren nga duart, Dortmundi fiton në ndeshjen tjetër
20/10/2026 - 20:42

Dortmundi fiton në transfertëShare Button Gazeta Blic Dy ndeshjet e para të mbrëmjes në Ligën e Kampionëve kanë dhuruar emocione, me Slavia Pragën që ka barazuar në fund...

Më shumëDetails

PSG apo Barça? Këto janë formacionet zyrtare

PSG apo Barça? Këto janë formacionet zyrtare
20/10/2026 - 20:35

Sonte luhet një nga superndeshjet e Champions League. 2-herë kampioni në fuqi, PSG do të pres Barcelonën në një përballje titanësh. “Blaugranat”, kanë bërë disa ndryshime duke e...

Më shumëDetails

Messi apo Ronaldo? Tifozët votojnë për Ballon d’Or Of All Time

Messi apo Ronaldo? Tifozët votojnë për Ballon d’Or Of All Time
20/10/2026 - 19:14

Me rastin e 70-vjetorit të themelimit të çmimit më prestigjioz individual në futboll, janë bërë të ditur emrat e kandidatëve për trofeun e ri të veçantë “Ballon d’Or...

Më shumëDetails

Mourinho: Vinicius? Për mua te Reali e paprekshme është vetëm stema

Mourinho: Vinicius? Për mua te Reali e paprekshme është vetëm stema
20/10/2026 - 15:45

Trajneri i Real Madridit, José Mourinho, ka dërguar një mesazh të qartë para ndeshjes kundër RB Leipzigut në Ligën e Kampionëve, duke theksuar se asnjë futbollist nuk e...

Më shumëDetails

E pazakont, Bayern Munchenit i sëmurët trajneri, para derbit me Arsenalin

E pazakont, Bayern Munchenit i sëmurët trajneri, para derbit me Arsenalin
20/10/2026 - 14:58

Bayern Munchen do të luajë supersfidën nesër me Arsenalin në Champions League. Vincent Company sot pritej të dilte në konferencë për të folur para kësaj ndeshje. Por Bayerni...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandali me ndrrim të foshnjës /MSh dërgon në Komision Disiplinor inspektoren që nuk e gjobiti “Spitalin Amerikan 2”

    Skandali me ndrrim të foshnjës /MSh dërgon në Komision Disiplinor inspektoren që nuk e gjobiti “Spitalin Amerikan 2”

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Sulmohet fizikisht mjeku kujdestar në Spitalin e Vushtrrisë

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • “90 për qind ujë”, këta janë 12 personat që iu ngrit aktakuzë për mashtrimin me derivate të naftës, akuzohen se i shkaktuan shtetit mbi 4.6 milionë euro dëm

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Anëtari i organit të pavarur ia kthen deputetit të VV-së: “Po, jam me PDK-në dhe jam krenar”

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Arrestohet një person në Kçiq të Mitrovicës, në shtëpinë e tij i gjendet kokainë

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë