Trajneri i Real Madridit, José Mourinho, ka dërguar një mesazh të qartë para ndeshjes kundër RB Leipzigut në Ligën e Kampionëve, duke theksuar se asnjë futbollist nuk e ka vendin e garantuar në formacion, përfshirë Vinicius Juniorin.
I pyetur për brazilianin, i cili po kalon një periudhë të vështirë dhe është i pezulluar në kampionat, Mourinho u shpreh:
“Për mua, e paprekshme është vetëm stema. Nuk më pëlqen koncepti i futbollistit të paprekshëm. Ajo që e bën një lojtar të tillë nuk është statusi, shiriti i kapitenit, vitet në klub apo shuma e paguar për të. Ajo që e bën të paprekshëm është paraqitja e tij në fushë.”
Megjithatë, Mourinho konfirmoi se Vinicius do të jetë titullar kundër Leipzigut, pa zbuluar nëse do të luajë së bashku me talentin Yan Diomande.
Portugezi pranoi gjithashtu se Real Madridi ka ende shumë punë për të bërë për të arritur nivelin e dëshiruar, duke theksuar se skuadra duhet të përmirësohet si individualisht, ashtu edhe kolektivisht. /Gazeta Express















