
Me qëllim të ndihmës ndaj familjeve të prekura nga vërshimet në Kosovë, Fondacioni Golden Eagle ka dhuruar mobilie te disa nga këto familje në qytetin e Skenderajit dhe Mitrovicës.
Fondacioni Golden Eagle edhe një herë ka shprehur keqardhje për të gjitha dëmet e shkaktuara nga kjo fatkeqësi natyrore, duke shpresuar që kjo situatë të kalohet sa më shpejtë.










