Kryeministri shqiptar, Edi Rama, sot është takuar me ambasadorin e ri amerikan në Shqipëri, Eric Wendt.
Për këtë takim ka njoftuar edhe ambasada në një postim në Facebook ku tregoi për temat e diskutuara mes tyre.
“Një partneritet i fortë matet nga ajo që dy kombe arrijnë së bashku. Ambasadori Eric Wendt u takua sot me Kryeministrin Edi Rama për të diskutuar thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, zgjerimin e tregtisë dhe investimeve, si dhe forcimin e luftës kundër krimit të organizuar”.














