Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Për nëntë muaj, Qeveria “Kurti” mbi 12 milionë euro shpenzime të udhëtimit dhe telekomunikimit

23/12/2024 - 09:53
në Lajme
A A
Për nëntë muaj, Qeveria “Kurti” mbi 12 milionë euro shpenzime të udhëtimit dhe telekomunikimit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Mbi 12 milionë euro kanë arritur shpenzimet e udhëtimit dhe telekomunikimit të institucioneve shtetërore vetëm për nëntë muaj të këtij viti, përkatësisht nga janari deri në shtator, raporton portali “FrontOnline”.

Sipas raportit nëntë mujor financiar të Ministrisë së Financave, shpenzimet e udhëtimit gjatë periudhës janar-shtator 2024 kanë arritur në 8.44 milionë euro, të cilat janë për 17 % më të larta sesa në periudhën e njejtë të vitit të kaluar.

Ndërsa shpenzimet e telekomunikimit gjatë periudhës janar-shtator 2024 kanë shkuar në 3.75 milionë euro, apo 4% më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Deputetja Duda Balje, për FrontOnline, ka komentuar shpenzimet e Qeverisë për udhëtime dhe telekomunikim.

Ajo theksoi se, krahasuar me Kuvendin, Qeveria ka më shumë mundësi dhe liri në realizimin e shpenzimeve, por shprehu besimin se shpenzimet janë bërë për arsye të mira dhe të justifikuara.

‘’Kuvendi me Qeveri ka shumë dallim se ne jemi të kufizuar ne nuk mund të bëjmë asnjë shpenzim jashtë rregullores së Kuvendit dhe për Qeveri po dua të besoj se kanë ditë çka po bëjnë dhe me arsyetime kanë shpenzuar shuma serioze’’, tha ajo.

Balje shtoi se ajo nuk ka qenë pjesë e Qeverisë dhe se nuk është në dijeni të detajeve të këtyre shpenzimeve, por beson se ato janë kryer, siç thotë, për interes të Kosovës.

‘’Unë po pres edhe nga VV që kanë ditë çka po bëjnë dhe dua të besoj që të gjitha shpenzimet kanë qenë me arsyetime të logjikshme. Është shumë serioze, s’kam qenë pjesë e Qeverisë dhe nuk e dijë sa kanë drejtë të shpenzojnë’’ shtoi Balje.

Deputetja Balje, apeloi që institucionet kompetente të kryejnë një kontroll të detajuar për të verifikuar nëse shpenzimet janë bërë në mënyrë të drejtë dhe të arsyeshme.

‘’Institucionet kompetente duhet të kontrollojnë të gjitha këto ta dimë a kanë pas të drejtë’’ u shpreh Balje.

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, kritikoi Qeverinë për rritjen e shpenzimeve të parasë publike, duke theksuar se statistikat zyrtare tregojnë një rritje të konsiderueshme të këtyre shpenzimeve, përkatësisht 25-30% më të larta se qeveritë e kaluara, duke shtuar se kjo është kontradiktore me propagandën e Qeverisë, e cila kishte kritikuar shpenzimet e qeverive të mëparshme.

‘’Statistikat zyrtare tregojnë që Qeveria ka ngritur nivelin e shpenzimit të parasë publike ku të njëjtit kanë ardhë në pushtet duke bërë propagandë të madhe që Qeveritë e kaluara kanë shpenzuar jashtë normës e realisht që 25-30% janë shpenzime më të larta se qeveritë e mëhershme’’, tha Shala

Shala e quajti të paarsyeshme këtë rritje shpenzimesh, duke theksuar se ato nuk janë të justifikuara nga arsyet diplomatike ndërkombëtare ose nga problemet ekonomike.

‘’Këto janë të paarsyeshme dhe nuk rezultojnë me arenën ndërkombëtare diplomatike, qoftë me problemet ekonomike’’ potencoi Shala.

Sipas deputetit të PDK-së, këto shpenzime nuk kanë sjellë rezultate konkrete për përmirësimin e situatës dhe se janë përdorur për shëtitje të stafit politik dhe të Qeverisë, pa ndonjë përfitim të prekshëm.

‘’Qeveria ka shpenzuar, por nuk ka sjellë rezultat. Kemi shpenzuar para, por rezultat të shëtitjeve të stafit politik dhe qeverisë s’kemi pas’’ përfundoi Shala

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Berat Rukiqi, ka kritikuar Qeverinë Kurti, për shpenzimet e saj në udhëtime dhe telekomunikime, duke thënë se ajo ka krijuar pritje të mëdha për ndryshime, por nuk ka arritur të sjellë rezultate të dukshme.

‘’ Kjo Qeveri ka krijuar pritje të mëdha’’, tha ai.

Ai theksoi se Qeveria ka ardhur në pushtet me kritika për luksin qeveritar, por sipas tij, nuk është bërë asnjë ndryshim substancial në këtë drejtim.

‘’Ka ardhur me kritika për luksin qeveritar, nuk është se ka ndryshuar diçka’’ u shpreh Rukiqi.

Rukiqi e quajti këtë situatë edhe më problematike pasi, siç u shpreh ai, shpenzimet e tilla nuk kanë sjellë rezultate konkrete, as në politikën e jashtme dhe as në nxitjen e investimeve strategjike që ishin pritur të kontribuonin në zhvillimin e vendit.

‘’ Sigurisht kjo bëhet edhe më problematike se nuk është ndonjë rezultat, as të asaj të politikës së jashtme, as asaj të nxitjes së investimeve strategjike që do të duhej të i sillnin vendit’’ deklaroj Rukiqi

JU REKOMANDOJMË

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
01/09/2026 - 08:01

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës. Marrëveshja...

Më shumëDetails

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë