Klubi i futbollit nga Bosna e Hercegovina “Podgrmeç” ka njoftuar nënshkrimin e kontratës me futbollistin 24-vjeçar, Besim Salihu.
Futbollisti preshevar ka kaluar në skuadrën e BeH nga ekipi kosovar KF Kika.
Përpara se të luante për Kika, Salihu ka qenë pjesë e disa klubeve si KF Rilindja, Shkumbini Peqin, KF Lugina dhe KF Turbina.
Ai luan kryesisht në pozitën e mesfushorit qendror, me aftësi të hatashme edhe në krahun e majtë të sulmit, duke i ofruar trajnerit fleksibilitet në skemën taktike.
Klubi i Podgrmeçit i ka uruar mirëseardhje lojtarit të ri, të cilin e ka cilësuar si vlerë e shtuar për ekipin, me pritshmëri që ai të japë kontribut të rëndësishëm në sezonin e ardhshëm.