Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Gati 5 muaj nga vdekja misterioze e Festim Isufit, çfarë po ndodhë me Rinen

28/08/2025 - 19:23
në Lajme, ShowBiz
A A
Gati 5 muaj nga vdekja misterioze e Festim Isufit, çfarë po ndodhë me Rinen
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kanë kaluar më shumë se katër muaj nga vdekja tragjike e dizajnerit të njohur kosovar, Festim Isufi, i cili u gjet pa shenja jete më 9 maj në banesën e tij në Rrugën B të Prishtinës, por hetimet rreth rastit ende nuk kanë çuar në ndonjë përfundim konkret.

Familjarët dhe opinioni publik mbeten në pritje të së vërtetës.

Përveç Isufit, i cili ndërroi jetë nga plagët e marra me mjet të mprehtë, bashkëshortja e tij, Rina Maloku-Isufi, u gjet në banesë me lëndime trupore dhe u dërgua për trajtim mjekësor.

Në lidhje me hetimet, avokati i Rina Malokut, Arianit Koci, ka deklaruar për media se klientja e tij nuk është në cilësinë e të dyshuarës dhe se nuk ka pranuar asnjë informacion zyrtar nga organet e drejtësisë.

“Po besojë që policia po vazhdon hetimet, me punët e veta. Unë nuk kam informacion as që e kanë mbyll as që s’e kanë mbyll. S’kemi më informacione. Policia s’kanë dhënë asnjë informacion. Dua të theksoj se Rina nuk është në cilësinë e të dyshuarës.”, ka thënë avokati i Rina Malokut, Arianit Koci për IndeksOnline.

Vlen të përmendim faktin se më 23 maj është finalizuar autopsia e trupit të Festim Isufit, e cila është dorëzuar familjes dhe Prokurorisë Themelore në Prishtinë. Sipas raportit zyrtar, Isufi ka pësuar shtatë plagë në trup, ndërsa vdekja e tij është shkaktuar nga plagët fatale në zonën e qafës, të cilat dyshohet se janë shkaktuar nga një mjet i mprehtë – thikë.

Prokuroria ka bërë të ditur se raporti i autopsisë, së bashku me prova të tjera të mbledhura në vendin e ngjarjes, janë pjesë e hetimeve në vazhdim dhe pritet që në momentin e duhur të dalë me një përfundim zyrtar.

Pavarësisht se rasti ka tërhequr vëmendje të madhe, sidomos për faktin se viktima ishte një emër i njohur në industrinë e modës në Kosovë, hetimet nuk kanë prodhuar ende rezultate konkrete, duke lënë shumë pikëpyetje të hapura.

Festim Isufi, 34 vjeç, ishte një nga emrat më të njohur të dizajnit në Kosovë dhe më gjerë, ndërsa vdekja e tij ka lënë një boshllëk të madh në komunitetin artistik dhe kulturor./IndeksOnline/

JU REKOMANDOJMË

“Se kemi parë njëri-tjetrin si dy të dashur…”- Ç’po ndodh në marrëdhënien Gimbo-Selin?

“Se kemi parë njëri-tjetrin si dy të dashur…”- Ç’po ndodh në marrëdhënien Gimbo-Selin?
01/08/2026 - 22:49

Fituesja e “Big Brother VIP Albania 5”, Selin Bollati, ka folur për raportin e saj me DJ Gimbon, lidhje që nisi gjatë qëndrimit të tyre në shtëpinë e...

Më shumëDetails

Sulmohet infermierja në këtë komunë të Kosovës

Sulmohet infermierja në këtë komunë të Kosovës
01/08/2026 - 22:43

Një infermiere në Viti është sulmuar fizikisht, në QKMF në këtë qytet. Ndaj kësaj ka reaguar edhe komuna e Vitisë, nga ku është dënuar ashpër dhuna fizike ndaj...

Më shumëDetails

Komuna e Prishtinës lejon përkohësisht funksionimin e parkingjeve private, Retkoceri: Kryeqyteti ka nevojë për zgjidhje

Komuna e Prishtinës lejon përkohësisht funksionimin e parkingjeve private, Retkoceri: Kryeqyteti ka nevojë për zgjidhje
01/08/2026 - 22:31

Komuna e Prishtinës ka marrë vendim për lejimin e funksionimit të parkingjeve private. Kështu ka bërë të ditur, Leutrim Retkoceri, drejtor i Shërbimeve Publike në kryeqytet. Retkoceri ka...

Më shumëDetails

Dy motoristë humbin në zonën e Jezercës, angazhohet ekipi i kërkim-shpëtimit

Dy motoristë humbin në zonën e Jezercës, angazhohet ekipi i kërkim-shpëtimit
01/08/2026 - 22:27

Departamenti i Motoristëve i Shoqatës së Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim është angazhuar në një aksion kërkimi dhe orientimi për dy motoristë të humbur në zonën e Jezercës....

Më shumëDetails

I aksidentuari në Pejë në gjendje të rëndë, dërgohet në QKUK-së

I aksidentuari në Pejë në gjendje të rëndë, dërgohet në QKUK-së
01/08/2026 - 21:50

Një aksidentuar në një aksident në Pejë ka pësuar politraumë të rëndë si pasojë e një aksidenti, ai është transferuar nga Spitali i Pejës në Qendrën Klinike Universitare...

Më shumëDetails

Stabilizohet gjendja në deponinë e Sferkës, eliminohen zjarri dhe tymi

Stabilizohet gjendja në deponinë e Sferkës, eliminohen zjarri dhe tymi
01/08/2026 - 21:35

Gjendja në deponinë e mbeturinave në Sferkë është stabilizuar, pasi ka përfunduar procesi i mbulimit të saj me rreth 24 mijë metra kub dhe. Kështu ka njoftuar Kompania...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ankohet Vuçiq: Danubi bie edhe 30 centimetra, kemi mbaruar

    Ankohet Vuçiq: Danubi bie edhe 30 centimetra, kemi mbaruar

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Denoncim ndaj HEBS: Krahët e pulës i shiten një qytetareje me pupla

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Tentim vrasje në Skenderaj, i dyshuari në arrati

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Detaje të reja rreth dëshmisë së vitit 2003 për va’rrezën masive në Kalludër të Zubin Potokut

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Fëmija bie në ujë në një restorant në Mitrovicë, mjekët i shpëtojnë jetën

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë