“Rossmann & Lala” deri tani iu ka shitur shqiptarëve produktin “EnerBiO Dinkel Waffeln Natur”, plot me mykotoksina.
Lajmin e ka bërë të ditur Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU), i cili, pasi konsumatorët rrezikuan shëndetin, ka njoftuar tërheqjen e produktit nga të gjitha pikat e shitjes, pa dallim loti apo datë skadence.
Shumë familje e kishin blerë waflen dhe e konsumonin si snack ose pjesë të mëngjesit, pa e ditur se po ekspozoheshin ndaj substancave të dëmshme. Skandali ka nxjerrë në pah mangësitë në kontrollin e produkteve ushqimore të importuara dhe ka shqetësuar konsumatorët në të gjithë vendin.
Tërheqja është bërë me kërkesë të kompanisë “Dirk Rossmann GmbH” në Gjermani dhe është marrë nga subjekti “Rossmann & Lala” në Shqipëri si masë parandaluese, pas dyshimeve për tejkalim të nivelit të lejuar të mykotoksinave.
Rasti ka hapur debate mbi përgjegjësinë e dyqaneve dhe nevojën për inspektime më strikte të ushqimeve që shiten në Shqipëri.
Kjo nuk është hera e parë që “Rossmann & Lala” tregton produkte ushqimore të rrezikshme për shëndetin e konsumatorëve.














