Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka marrë edhe një vendim të ri në kuadër të masave për menaxhimin e situatës pas vërshimeve, shkruan Veriu.info.
Ai ka njoftuar përmes llogarisë së tij në facebook se ka nxjerrë vendim për formimin e shtabit emergjent, si dhe shpalljes së Gatishmërisë Emergjente.
Postimi i plotë:
NGRITJA E GATISHMËRISË EMERGJENTE
Për të përballuar situatën emergjente në të cilën ndodhemi, kam nxjerr vendim për: Ngritjen e Gatishmërisë Emergjente dhe vendim për formim të Shtabit për Gatishmërinë Emergjente.
#përqytetarët













