Ky takim është organizuar në kuadër të një programi për trajnimin e udhëheqësve kryesorë. Në këtë program ka marrë pjesë edhe gjenerali turk Onur Cakici, i cili do të jetë zëvëndëskomandant i ardhshëm i KFOR-it.
Vergori do ta marrë deytrën gjatë vjeshtës.
“Ky program synon të njohë udhëheqjen e ardhshme me stafin e KFOR-it dhe procedurat operative. Është hartuar për të siguruar vazhdimësinë e udhëheqjes, për të ruajtur gatishmërinë e lartë operative dhe për të nxitur një kuptim të përbashkët të misionit në të gjitha nivelet.Trajnimi i Udhëheqësve Kryesorë shënon zyrtarisht fillimin e procesit të Dorëzimit/Marrjes së Përgjegjësisë midis udhëheqjes aktuale dhe asaj të ardhshme.Do të përfundojë me një ceremoni që shënon Transferimin e Autoritetit, këtë vjeshtë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.











