Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Gjermanishtja, gjuha e dytë e huaj më e folur në Kosovë

30/05/2024 - 10:29
në Lajme, Ndryshe
A A
Gjermanishtja, gjuha e dytë e huaj më e folur në Kosovë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjuha gjermane është gjuha e dytë e huaj më e folur në Kosovë. Prandaj Gjermania, Austria, Zvicra dhe Luksemburgu organizuan “Ditët e Gjuhës Gjermane Kosovë 2024“.Në bashkëpunim me partnerë të ndryshëm ambasadat dhe përfaqësues të institucioneve të Gjermanisë, të Austrisë, të Zvicrës dhe të Luksemburgut organizuan “Ditët e Gjuhës Gjermane Kosovë 2024”.

Gjatë tyre pati veprimtari të ndryshme si ekspozita, koncerte, podcaste, shfaqje filmash, lexime, piknik letrar, ligjërata dhe biseda, kurse gjuhe, një mbrëmje me karaoke dhe të tjera.Sa herë që bëhet fjalë për gjuhët e huaja, gjuha gjermane përmendet më së shumti nga kosovarët. Ashtu si dhe brezat e kaluar, edhe tek të rinjtë interesimi ka qenë i lartë dhe është duke u rritur edhe më tepër prej mundësisë për të punuar në Gjermani, ose për t’u punësuar në call centers.

Shumë kosovarë dinë mjaft mirë gjermanisht, si p.sh. Erolld Xhemajli.

“Di të flas gjermanisht, e kam mësuar në Austri, sepse unë jam lindur aty në Linz. Në shkrim, lexim e di gjuhën gjermane dhe e di më mirë se gjuhën shqipe. Më pëlqen si gjuhë, edhe pse është shumë e vështirë.” – thotë ai.Emigratët ekonomikë dhe huazimetLidhja e kosovarëve me gjuhën gjermane daton që nga koha kur kosovarët shkonin për të punuar si “Gastarbeiter” apo “punëtorë mysafirë” në Gjermani. Sot shumë familje kanë të afërmnë Gjermani dhe prandaj vazhdojnë të jenë në kontakt me gjuhën gjermane. Prandaj shumë qytetarë të Kosovës edhe nëse nuk dinë gjermanisht dinë disa fjalë nga gjuha gjermane.

Blerta Kazani tregon: “Nuk është se e di gjuhën gjermane, por disa fjalë i di si p.sh.: “natürlich”, “sehr schön” që do të thotë “shumë bukur”, di të numëroj: eins, zwei, drei… Të gjitha këto fjalë i kam mësuar prej televizionit, i kam dëgjuar shpesh edhe nëpër filma. Përpos të tjerave janë edhe familjarët që jetojnë jashtë që i përdorin disa fjalë kur të vinë në vendin tonë.E vlefshme në tregun e punësGjuhës gjermane, çdo vit e më shumë po i shtohet vlera edhe në tregun e punës në Kosovë. Kërkesat për të mësuar gjuhën e gjermane janë të shumta, sepse edhe mundësitë e punësimit për ata që e njohin këtë gjuhë po rriten gjithnjë e më shumë.Arbër Xheladini, mësues i gjuhës gjermane, thotë se “gjuha gjermane është gjuha e dytë e huaj më e folur në Kosovë. Gjuha gjermane ka impakt qysh moti në gjuhën shqipe. Për shembull kemi përdorur një fjalë qysh moti që nga paralufta dhe paslufta. Fjalë të gjuhës gjermane që ndoshta edhe nuk e kemi ditur që janë nga gjermanishtja. Ta zëmë tani pjesët e veturave: auspuch, koplung, këto gjithmonë i kemi përdorur prej gjermanishtes në shqip. Fjalë të tjera i kemi pasur në sferën e punës për shembull “baushtelle”, e kanë përdorur dhe besa ende përdoret. Fjalë të reja që kanë sjellë edhe bashkëatdhetarët janë: “shatci”./DW

JU REKOMANDOJMË

Vjosa Osmani: Flamuri i Republikës së Kosovës u valëvit me krenari në hapjen madhështore të Lojërave Olimpike Dimërore
Kryesore

Vjosa Osmani: Flamuri i Republikës së Kosovës u valëvit me krenari në hapjen madhështore të Lojërave Olimpike Dimërore

07/02/2026 - 11:15
“Shpesh jemi mbështet për muri”, Halil Kastrati rrëfen fillimet e vështira të ”Jetimat e Ballkanit”
Lajme

“Shpesh jemi mbështet për muri”, Halil Kastrati rrëfen fillimet e vështira të ”Jetimat e Ballkanit”

07/02/2026 - 10:39
E papritur, Alba lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova
Kryesore

E papritur, Alba lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova

07/02/2026 - 10:15
Gazetarja Mimoza Koprani: Kam frikë me shku në polici, për 15 minuta përfundoj në krejt portalet
Kryesore

Gazetarja Mimoza Koprani: Kam frikë me shku në polici, për 15 minuta përfundoj në krejt portalet

07/02/2026 - 10:07
Uk Lushi: Hashim Thaçi do të lirohet, dënimi i tij do të ishte dënim i shtetit të Kosovës dhe ShBA-së
Kryesore

Uk Lushi: Hashim Thaçi do të lirohet, dënimi i tij do të ishte dënim i shtetit të Kosovës dhe ShBA-së

07/02/2026 - 09:58
Votimi i shtetasve kosovarë në Gjermani, ambasada atje tregon adresën e kutisë postare ku duhen dërguar votat
Kryesore

Dyshimi për falsifikim votash: Arrestohen e më pas lirohen 14 persona në Kllokot

07/02/2026 - 09:55

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Alba reagon pas daljes nga BBVK

    Alba reagon pas daljes nga BBVK

    225 Shpërndaje
    Shpërndaje 90 Tweet 56
  • NXITONI! Superzbritje në Emona Center deri më 12 shkurt

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Babai i Elijonës takohet me Klodin dhe Londrimin – Nuk do ta besoni çka ju thotë

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Si u kap inspektori i punës për ryshfet – kërkoi 2 mijë euro për të mos e dënuar biznesin

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Elijona tregon se pse e ndanë nga familja e saj: Mami ka harru …

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë