Ish-fituesi i “Big Brother VIP Albania”, Gjesti, ka reaguar pas shumë pyetjeve nga ndjekësit për mungesën e projekteve të reja muzikore.
Përmes një deklarate të publikuar në rrjete sociale, artisti ka bërë të ditur se ka ndaluar përkohësisht të gjitha projektet muzikore, për shkak të një konflikti të hapur me distributorin e mëparshëm.
“Këtë sezon jam detyruar t’i ndal të gjitha projektet për shkak të konflikteve dhe padrejtësive që më janë bërë nga distributori i mëparshëm. Fatkeqësisht, jam i detyruar që, derisa të zgjidhen këto çështje, t’i mbaj të gjitha projektet për vete, pasi refuzoj kategorikisht të publikoj ndonjë material të ri përmes këtij distributori”, ka shkruar Gjesti.
Ai shton se po pret zgjidhjen e këtyre çështjeve për të rikthyer muzikën për publikun e tij. Në këtë fazë, thotë se do të qëndrojë i fokusuar në drejtësinë që kërkon.
Një zhvillim i papritur nga Elijona Binakaj. Ish-banorja ka mbyllur llogarinë e saj në Instagram, duke ngjallur kureshtje dhe reagime te ndjekësit. Pas gjithë vëmendjes që ka marrë...
Përplasja mes Jona Krasniqit, banores së “Big Brother VIP Kosova 5” dhe influencueses Doresa duket se është larg përfundimit. Pas akuzave të ndërsjella për bullizim dhe ballafaqimit të...
Këngëtarja e njohur shqiptare, Edona Llalloshi, ka ndarë me ndjekësit një fotografi në rrjetet sociale, ku shfaqet me një pamje tejet elegante. E veshur me një fustan ngjyrë...
Kiara Tito ka ndarë një mesazh domethënës në rrjetet sociale, duke iu përgjigjur një pyetjeje rreth zgjedhjes mes krijimit të familjes dhe ndërtimit të karrierës. E pyetur nëse...
Ish-banorja e “BBVK”, Santiana ka publikuar një fotografi të re në InstaStory, ku shfaqet e veshur me një fustan elegant ngjyrë të bardhë, teksa pozon para pasqyrës në...
Një moment tensioni është zhvilluar në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, ku Akili ka drejtuar fjalë fyese ndaj Sharrit, duke i thënë: “I paftyrë, i pa burrë”.