Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, e ka cilësuar jokushtetuese dhe jolegjitime Qeverinë e votuar sot.
Përmes një postimi, Gjini ka paralajmëruar se partia e tij do ta dërgojë çështjen në Gjykatën Kushtetuese.
“Qeveria që u votua sot është jokushtetuese dhe jolegjitime”, ka shkruar ai.
Gjini ka kërkuar që Kushtetuesja ta trajtojë me prioritet kërkesën e AAK-së, duke pretenduar se zhvillimet e fundit po rrezikojnë rendin kushtetues.
“Aleanca do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese dhe presim adresim me prioritet nga kjo e fundit, meqë themelet e kushtetueshmërisë po lëkunden”, ka deklaruar Gjini.













