Shkëlqim Ibrahimi i ka hyrë garës për herë të dytë për Asamblenë komunale të Mitrovicës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.
Ibrahimi që në zgjedhjet e kaluara ishte ndër asamblistët më të votuar në Mitrovicë synon ulësen sërish, kësaj radhe me numër 4 në listën e PDK-së.
Ai njihet si një ndër asamblistët më aktiv të mandatit të kaluar, si dhe mbjati pozitën e shefit të grupit të PDK-së në Kuvend.
Po ashtu, Ibrahimi njihet si një politikan që mbanë fjalën e dhënë dhe në gatishmëri të përhershme që t’iu përgjigjet kërkesave të qytetarëve.
Me profesion është inxhinier i Telekomunikacionit, dhe njihet edhe për aktivitete të shumta humane.














