Ambasadori i Serbisë në SHBA, Marko Gjuriq, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është politikisht dhe faktikisht person i padëshirueshëm në Uashington.
Ai ka thënë se vendimet e Kurtit janë dëshmuar si dikush që po ia bën varrin Kosovës si shtet i pavarur.
“Ajo që po ndodh në Ballkan nuk është ndër prioritetet e publikut politik amerikan, ata janë të interesuar për Kinën, Rusinë, pak për Lindjen e Mesme… Çdo gjë tjetër që ndodh në botë është temë diskutimi ekskluzivisht kur shfaqet në lajme.” – ka thënë ai në “Happy TV”.











