Gazeta Online Veriu.info raportoi ekskluzivisht sot për arrestimin e Nazmi Mulakut, i njohur si Bio Mulaku mjek popullor dhe të një bashkëpunëtori të tij.
Burime të Veriu.info nga Gjykata Themelore e Mitrovicës bëjnë të ditur se kjo gjykatë iu ka shqiptuar nga 30 ditë paraburgim dy të arrestuarve, Nazmi Mulaku dhe Përparim Ibishi.
Ata janë arrestuar nën dyshimin e veprave penale veprimtari e kundërligjshme mjekësore dhe mashtrim.
Ndryshe, Nazmi Mulaku që në opinion njihet si Bio Mulaku, në rrjete sociale ka publikuar vazhdimisht video ku pretendonte se shëron sëmundje të ndryshe, përfshirë edhe “magjitë”./Veriu.info













