Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Gjykata e obligon të paraqitet në Prokurori, Kurti ende s’bindet – çfarë do të bëjë të martën?

28/02/2025 - 18:04
në Kryesore, Lajme
A A
Gjykata e obligon të paraqitet në Prokurori, Kurti ende s’bindet – çfarë do të bëjë të martën?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kreu i Qeverisë së Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, po refuzon që të shkojë në Prokurori Speciale në cilësinë e dëshmitarit për rastin e rezervave shtetërore. Kurti ka refuzuar kërkesat e Prokurorisë dhe ka kërkuar që këta të fundit ta intervistojnë në zyrën e tij në Qeveri, shkruan Gazeta Express.

Marrë parasysh refuzimet e Kurtit, Prokuroria Speciale i është drejtuar Gjykatës Themelore të Prishtinës, e cila sot në një përgjigje për Gazetën Express ka konfirmuar se kanë nxjerrë një vendim me datën 21 shkurt përmes të cilit obligojnë Kurtin që të shkojë në Prokurori Speciale për të dëshmuar.

“Ju njoftojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, me Urdhër të gjykatës të datës 21.02.2025 ka obliguar dëshmitarin A.K., që të paraqitet në cilësi të dëshmitarit, për të dhënë dëshminë e tij me datë 04.03.2025 në ora 10:00, në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës”, ka thënë Mirlinda Gashi nga Gjykata Themelore.

Megjithatë pavarësisht këtij urdhri të Gjykatës Themelore të Prishtinës, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Perparim Kryeziu, ka publikuar sot letrën që i kanë dërguar Gjykatës, përmes të cilës kanë kërkuar që Gjykata të nxjerrë një vendim që obligon Prokurorinë për ta intervistuar Kurtin në ndërtesën e Qeverisë.

Gjykata ka njoftuar se letra nga kabineti i Kurtit u ka shkuar sot.

“Në emër të Kryeministrit Kurti, Zyra e Kryeministrit sot i është drejtuar Gjykatës Themelore në Prishtinë në lidhje me njoftimin e Gjykatës mbi dëshminë e kërkuar nga Kryeministri për çështjen e rezervave shtetërore. Ndër të tjera, aty bëhet e qartë që Kryeministri i Republikës së Kosovës kurrë nuk ka refuzuar që të japë dëshminë e tij në lidhje me çështjen në fjalë. Përkundrazi, ai ka shprehur gatishmërinë e plotë për të bashkëpunuar me drejtësinë dhe për të respektuar parimin e transparencës dhe llogaridhënies, duke propozuar që intervistimi të zhvillohet në zyrat e tij, një praktikë kjo që ka ndodhur edhe më parë në raste të ngjashme në Kosovë e edhe më gjerë”, ka shkruar sot Kryeziu.

Sido që të jetë mbetet të shihet se si do të veprojë shefi i Qeverisë të martën.

JU REKOMANDOJMË

Seanca për rastin e BKS-së, disa nga të dyshuarit patën nevojë për ndihmë mjekësore – Gjykata del me njoftim
Kryesore

Seanca për rastin e BKS-së, disa nga të dyshuarit patën nevojë për ndihmë mjekësore – Gjykata del me njoftim

10/01/2026 - 10:56
Kurti dhe paga e 13-të: Sindikatat e konsiderojnë të pamjaftueshme, kërkojnë më shumë
Lajme

Kurti dhe paga e 13-të: Sindikatat e konsiderojnë të pamjaftueshme, kërkojnë më shumë

10/01/2026 - 10:37
Sasi e madhe e ujit, bllokohet nënkalimi në afërsi të Preocit (VIDEO)
Lajme

Sasi e madhe e ujit, bllokohet nënkalimi në afërsi të Preocit (VIDEO)

10/01/2026 - 10:15
Një veturë bie në përroin e Klosit, dyshohet se shoferi është marrë nga rrjedha e ujit
Lajme

Një veturë bie në përroin e Klosit, dyshohet se shoferi është marrë nga rrjedha e ujit

10/01/2026 - 09:45
Bëhuni gati! Ja cilën ditë fillon bora në Kosovë
Lajme

Ky është parashikimi i motit për sot dhe nesër

10/01/2026 - 02:08
Jashari takon Gjenerallejtënant Stubbs: Partneriteti me SHBA-në, thelbësor për modernizimin e FSK-së
Lajme

Jashari takon Gjenerallejtënant Stubbs: Partneriteti me SHBA-në, thelbësor për modernizimin e FSK-së

10/01/2026 - 02:04

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ndalesë të ofrimit të shërbimeve dhe 4 mijë € gjobë për klinikën e VIP-ave: “Ona Dent” e Petrit Ademit ushtroi veprimtarinë pa plotësuar kushtet ligjore

    Ndalesë të ofrimit të shërbimeve dhe 4 mijë € gjobë për klinikën e VIP-ave: “Ona Dent” e Petrit Ademit ushtroi veprimtarinë pa plotësuar kushtet ligjore

    274 Shpërndaje
    Shpërndaje 110 Tweet 69
  • Top Channel: Altin Dumanit i aprovohet kërkesa për angazhim në Kosovë

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Lim Hoti, ish-i dashuri i Albës dhe Bias futet në BBVA

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Koalicioni me LVV-në ‘ndez’ Fushë Kosovën, PDK ndahet në dy taborre që s’e njohin njëra-tjetrën

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Kushtetuesja shpall antikushtetuese 12 ligje të miratuara gjatë mandatit të Qeverisë Kurti

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë