Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Gjykata Komerciale ndalon keqpërdorimin e Artmotion Sh.P.K me të drejtat ekskluzive të Telekomit për Kampionatin Botëror 2026

22/05/2026 - 19:30
në Kryesore, Lajme
A A
Gjykata Komerciale ndalon keqpërdorimin e Artmotion Sh.P.K me të drejtat ekskluzive të Telekomit për Kampionatin Botëror 2026
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjykata Komerciale e Kosovës ka nxjerrë aktvendim duke aprovuar në tërësi si të bazuar propozomin e Telekomit për caktimin masës së përkohshme të sigurisë ndaj keqpërdorimit të ARTMOTION Sh.P.K. me të drejtat ekskluzive të Telekomit të Kosovës për FIFA World Cup 2026 / Kampionatin Botëror 2026. Me këtë Aktvendim, Gjykata ka ndaluar biznesin ARTMOTION Sh.P.K. që të reklamojë, promovojë, shesë, ofrojë apo shpërndajë pako të shërbimeve fikse që mundësojnë përcjelljen e Kampionatit Botëror 2026 / FIFA World Cup 2026 në Kosovë, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Telekomi i Kosovës Sh.A. ka njoftuar opinionin publik, partnerët medialë dhe të gjithë operatorët në treg se është bartësi dhe transmetuesi ekskluziv i të drejtave për FIFA World Cup 2026 / Kampionatin Botëror 2026 në territorin e Republikës së Kosovës.

Telekomi i Kosovës, me këtë rast, fton të gjithë transmetuesit, operatorët, platformat digjitale, mediat dhe subjektet e tjera komerciale që të përmbahen nga çdo formë e reklamimit, promovimit, ofertimit apo komunikimit publik që mund të krijojë përshtypjen se posedojnë autorizim, licencë apo të drejtë për transmetimin apo shfrytëzimin komercial të FIFA World Cup 2026 në Republikën e Kosovës.

Njoftimi i plotë dhe vendimi:

GJYKATA KOMERCIALE NDALON KEQPËRDORIMIN E ARTMOTION SH.P.K. ME TË DREJTAT EKSKLUZIVE TË TELEKOMIT TË KOSOVËS PËR FIFA WORLD CUP 2026 / KAMPIONATIN BOTËROR 2026

Sot, më 22.05.2026, Telekomi i Kosovës ka pranuar Aktvendimin e Gjykatës Komerciale të Kosovës, Dhoma e Shkallës së Parë, me të cilin është aprovuar në tërësi si i bazuar propozimi i Telekomit për caktimin e masës së përkohshme të sigurisë ndaj keqpërdorimit të ARTMOTION Sh.P.K. me të drejtat ekskluzive të Telekomit të Kosovës për FIFA World Cup 2026 / Kampionatin Botëror 2026. Me këtë Aktvendim, Gjykata ka ndaluar biznesin ARTMOTION Sh.P.K. që të reklamojë, promovojë, shesë, ofrojë apo shpërndajë pako të shërbimeve fikse që mundësojnë përcjelljen e Kampionatit Botëror 2026 / FIFA World Cup 2026 në Kosovë.

Telekomi i Kosovës Sh.A. njofton opinionin publik, partnerët medialë dhe të gjithë operatorët në treg se është bartësi dhe transmetuesi ekskluziv i të drejtave për FIFA World Cup 2026 / Kampionatin Botëror 2026 në territorin e Republikës së Kosovës.

Telekomi i Kosovës është adresa e vetme zyrtare e autorizuar për transmetimin, promovimin dhe shfrytëzimin komercial të kësaj ngjarjeje madhore sportive në territorin e Republikës së Kosovës.

Çdo medium transmetues, operator kabllor, IPTV, OTT, platformë digjitale apo subjekt tjetër që nuk ka autorizim nga Telekomi i Kosovës, nuk posedon të drejtë për reklamim, promovim, shitje, ofertim apo shpërndarje të përmbajtjes që lidhet me FIFA World Cup 2026.

Telekomi i Kosovës, me këtë rast, fton të gjithë transmetuesit, operatorët, platformat digjitale, mediat dhe subjektet e tjera komerciale që të përmbahen nga çdo formë e reklamimit, promovimit, ofertimit apo komunikimit publik që mund të krijojë përshtypjen se posedojnë autorizim, licencë apo të drejtë për transmetimin apo shfrytëzimin komercial të FIFA World Cup 2026 në Republikën e Kosovës.

Çdo promovim i paautorizuar i këtij eventi mund të krijojë konfuzion te konsumatorët dhe të cenojë të drejtat ekskluzive të Telekomit të Kosovës; prandaj, për çdo veprim të tillë Telekomi do të ndërmarrë hapat e nevojshëm ligjorë për mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të tij.

Telekomi i Kosovës mbetet i përkushtuar që qytetarëve të Republikës së Kosovës t’u ofrojë qasje të ligjshme, cilësore dhe të sigurt në një nga ngjarjet më të mëdha sportive në botë.

JU REKOMANDOJMË

Ibrahimi: Komunat para kolapsit financiar – nuk ka mjete për investime kapitale

Ibrahimi: Komunat para kolapsit financiar – nuk ka mjete për investime kapitale
22/05/2026 - 19:10

Sazan Ibrahimi, drejtor ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, në EURO n’T7 ka thënë se nuk ka asnjë strategji kombëtare për zhvillim ekonomik lokal. Përkundrazi, sipas tij,...

Më shumëDetails

Anita shpërthen në lot duke folur për djalin e Hashim Thaçit dhe personat që e shanë familjen Haradinaj

Anita shpërthen në lot duke folur për djalin e Hashim Thaçit dhe personat që e shanë familjen Haradinaj
22/05/2026 - 19:03

Bashkëshortja e Ramush Haradinajt, Anita, me lot në sy ka folur për gjykimin në Hagë të ish-krerëve të UÇK-së. Ajo, nga përvoja e saj, ka thënë “se procesi...

Më shumëDetails

Kurti takon ekipin e OKB-së në Kosovë, fokusi te sundimi i ligjit dhe punësimi

Kurti takon ekipin e OKB-së në Kosovë, fokusi te sundimi i ligjit dhe punësimi
22/05/2026 - 18:45

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi një takim me ekipin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNKT), të udhëhequr nga koordinatori për zhvillim i...

Më shumëDetails

35-shi i PDK-së, Lulzim Aliu: Vepra heroike e të burgosurve politikë dhe sakrifica e tyre qëndrojnë fuqishëm në themelet e lirisë dhe pavarësisë sonë

35-shi i PDK-së, Lulzim Aliu: Vepra heroike e të burgosurve politikë dhe sakrifica e tyre qëndrojnë fuqishëm në themelet e lirisë dhe pavarësisë sonë
22/05/2026 - 18:17

Kandidati për deputet nga PDK, Lulzim Aliu, ka takuar disa nga të burgosurit politik, sakrificën e të cilëve e ka voerëduar lartë duke dhënë se ajo qëndron në...

Më shumëDetails

Viktor Buzhala për shtesat e qeverisë: Përpara 100-shet i keni pa veç në televizor

Viktor Buzhala për shtesat e qeverisë: Përpara 100-shet i keni pa veç në televizor
22/05/2026 - 18:02

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet, Viktor Buzhala, i cili në zgjedhjet e 7 qershorit garon me numrin 78, ka komentuar vendimin e Qeverisë në detyrë për ndarjen...

Më shumëDetails

Oda Amerikane kritikon masat financiare të qeverisë në detyrë: Nuk sjellin zhvillim afatgjatë

Oda Amerikane kritikon masat financiare të qeverisë në detyrë: Nuk sjellin zhvillim afatgjatë
22/05/2026 - 17:26

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka shprehur shqetësim lidhur me përdorimin e masave të njëhershme financiare nga Qeveria e Kosovës, duke vlerësuar se ato nuk ofrojnë zgjidhje të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ja kur do të kryhet pagesa prej 100 euro për pensionistët dhe studentët

    Ja kur do të kryhet pagesa prej 100 euro për pensionistët dhe studentët

    143 Shpërndaje
    Shpërndaje 57 Tweet 36
  • Afera milionëshe me prona në Prishtinë | Qeveria Kurti refuzon ta kryejë konfiskimin për të cilin mori vendim Gjykata, deponohet kallëzim penal

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Futën qytetaren në kredi 25 mijë euro pa dijeninë e saj, arrestohen menaxheri dhe analisti i ‘Ziraat Bank’ (Emrat)

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Lajm jo i mirë: Ky është çmimi i naftës për sot

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • “Arsi Company” ka nisur projektin e ri në qendër të Mitrovicës

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë