Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Gjykimi i “bossave” të bastoreve e kazinove në Kosovë për shpërlarje parash e shmangie nga tatimi – Eksperti financiar: Qarkullimi i raportuar nga lojërat e fatit jo real

23/04/2026 - 23:53
në Kryesore, Lajme
A A
Gjykimi i “bossave” të bastoreve e kazinove në Kosovë për shpërlarje parash e shmangie nga tatimi – Eksperti financiar: Qarkullimi i raportuar nga lojërat e fatit jo real
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në gjykimin ndaj 13 të akuzuarve për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm, kontrabandë me mallra, shmangie tatimi dhe shpëlarje parash, edhe të enjten ka vazhduar dëgjimi i ekspertit Naser Rusinovci.

Eksperti Rusinovci tha se nuk e kishte pranuar qarkullimin bruto të raportuar nga lojërat e fatit, pasi që, sipas tij, ishte jo real, andaj kishte kërkuar nga ATK-ja librat e secilit subjekt, ku tanimë qarkullimi dallon dukshëm dhe që, sipas tij, është shuma më e drejtë e mundshme për pagesë ndaj buxhetit të shtetit.

Po ashtu, ai tha se për shkak të vëllimit të madh të lëndës dhe duke marrë parasysh shkresat e lëndës, si dhe ato që ka marrë ndërkohë nga ATK-ja dhe Policia e Kosovës, është e pamundshme që të japë fjalën përfundimtare përmes kësaj ekspertize.

Ndër tjerash, ai tha se në raportet e policisë shënohet se “aparati fizikisht mungon”, duke shtuar se, nëse mungon fizikisht, si është e mundur të konstatohet se ai ka qenë kopje e një aparati që ka qenë diku në operim, apo kur aparati nuk është sekuestruar nga policia, ndërsa vlerat e tij janë marrë, duke theksuar se aparatet nuk janë gjendur në depon e ATK-së.

Ai theksoi se në këtë situatë ka marrë për bazë vetëm aparatet me të dhëna nga ATK-ja.

Eksperti financiar tha se koha ka qenë vendimtare, por edhe metoda që ka përdorur gjatë vlerësimit dhe dhënies së opinionit nuk ka qenë gjithmonë e qëlluar, për arsye se pas disa ditësh ka marrë gjendje të re, qoftë nga ATK-ja, qoftë nga Policia e Kosovës, gjë që ka rrëzuar edhe opinionin e tij paraprak.

Ndër tjerash, gjatë marrjes në pyetje të ekspertit Rusinovci nga prokurori Abazi, mbrojtësi i të akuzuarit Dodë Rica, avokati Argjend Sefa, tha se i mbrojturi i tij nuk është marrë fare me lojëra të fatit, mirëpo prokurori po bazohet në aktakuzën ku thuhet se nuk ka deklaruar të hyra nga OUT dhe IN, gjë që, sipas tij, bie në kundërshtim me vetë provat e mbledhura nga policia.

Një gjë të tillë e potencoi edhe mbrojtësi i të akuzuarit Habil Krasniqi, avokati Asdren Hoxha.

Ndërsa, në pyetjen e mbrojtësit të të akuzuarit Kreshnik Myrtollari, avokatit Kujtim Kërveshi, eksperti Rusinovci tha se nuk ka qenë çështje e tij të vërtetojë nëse pikat e lokaleve kanë qenë në pronësi apo në shfrytëzim të subjekteve.

Paraprakisht, në këtë seancë u propozua që të bëhet veçimi i procedurës, për çka prokurori Abazi tha se nuk e kundërshtojnë, edhe pse është në interes të prokurorisë që të gjykohen të gjithë së bashku.

Mbrojtja e la në diskrecion të gjykatës, ndërsa mbrojtësi i të akuzuarit Hebibi, avokati Fazil Brahaj, e kundërshtoi me arsyetimin se procedura është në përfundim dhe, pasi që Hebibi ka qenë bashkëpunues çdoherë me organet e drejtësisë, vlerësoi se nuk ka nevojë të veçohet procedura.

Mirëpo, gjykata vendosi që të veçohet procedura ndaj të akuzuarit Bylbyl Hebibi, pasi që i njëjti nuk ka qenë prezent në seancë, edhe pse ka qenë i ftuar në mënyrë të rregullt dhe nuk e ka arsyetuar mungesën e tij.

Gjithashtu, gjyqtari Shyti tha se ndaj tij do të lëshohet urdhërarrest dhe më pas do të vlerësohen rrethanat e mungesës së tij, si dhe masat për sigurimin e pranisë së tij në këtë procedurë.

Ndryshe, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, më 8 janar 2021, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve Astrit Krasniqi, Arben Krasniqi, Istref Veliqi, Blerim Imeri, Skender Fetaj, Flakron Maqani, Armend Danqeli, Xhavit Krasniqi, Edmond Jakupi, Bylbyl Hebibi, Nexhat Ejupi, Habil Krasniqi, Kreshnik Myrtollari, Tahir Bërbatovci dhe Dodë Rica.

Sipas prokurorisë, Astrit Krasniqi akuzohet se nga 1 janar 2013 e deri më 21 mars 2019, përmes biznesit “Play 4 Win”, ka ndërhyrë në numëratorët mekanik dhe elektronik të automatëve, i ka dizajnuar dhe adaptuar në atë mënyrë që me numrin total të kombinimeve të mos ua paguajë lojtarëve 80% nga vlera e pagesave të realizuara përmes shënimeve të hyrje-daljeve nëpërmjet treguesit mekanik.

Foto: Arben dhe Astrit Krasniqi

Krasniqi po akuzohet se ka kontrabanduar automate ose programe kompjuterike të lidhura me to. Ai po akuzohet se ka kryer shmangie tatimore në vlerë prej 593 mijë e 680 euro e 40 centë. Të hyrat nga aktiviteti kriminal, sipas aktakuzës, i akuzuari Astrit Krasniqi i ka investuar në biznese dhe prona, duke kryer shpëlarje të parave në shumën prej mbi një milion euro.

Arben Krasniqi po akuzohet nga prokuroria se gjatë periudhës kohore 1 janar 2013 deri më 21 mars 2019 përmes biznesit “Apex Gaming Kosova”, ka ndërhyrë në 14 numëratorë mekanik dhe elektronik të automjeteve, ka dizajnuar dhe adaptuar në atë mënyrë që me numrin total të kombinimeve të mos ua paguajë lojtarëve 80% nga vlera e pagesave të realizuara.

Tutje ai akuzohet se duke dhënë shënime të pavërteta me të ardhurat e biznesit të tij është shmangur nga tatimi në vlerë prej 298 mijë e 547 euro e 1 cent.

Ai gjithashtu po akuzohet se ka kryer edhe shpëlarje të parave në shumën prej 75 mijë euro për biznesin e lartcekur.

Istref Veliqi po akuzohet nga PSRK-ja se nga 1 janar 2013 e deri më 21 mars 2019, përmes biznesit “Game Plus”, ka ndërhyrë në numëratorët mekanik dhe elektronik, që të mos ua paguajë lojtarëve 80% nga pagesat e realizuara. Ai akuzohet edhe se ka kontrabanduar automate ose programe kompjuterike, duke kryer shmangie tatimore në shumën prej 475 mijë e 747 euro e 79 centë. Ai akuzohet se ka kryer shpëlarje të parave në vlerë prej 698 mijë e 280 euro.

Foto: Istref Veliqi

Blerim Imeri akuzohet se përmes biznesit “Matrix” SH.P.K ka ndërhyrë në një numërator mekanik dhe elektronik, që të mos ua paguajë lojëtarëve 80% nga pagesat e realizuara. I akuzuari ngarkohet se ka kontrabanduar automate ose programe kompjuterike, e ku ka kryer shmangie tatimore në shumën prej 69 mijë e 442 euro e 17 centë dhe shpëlarje të parave në vlerën prej 1 milionë e 285 mijë euro.

Skender Fetaj po akuzohet se nga 1 prill 2015 e deri më 21 mars 2019 përmes biznesit “EGKT II”, ka ndërhyrë në numërator mekanik dhe elektronik, që të mos ua paguajë lojtarëve 80% nga pagesat e realizuara. I akuzuari Fetaj akuzohet se ka kryer shmangie tatimore në vlerë prej 47 mijë e 51 euro dhe shpëlarje të parave në shumën 1 milionë e 610 mijë e 700 euro.

Flakron Maqani akuzohet se nga 12 maji 2015 deri më  22 mars 2019 përmes biznesit “Las Vegas 2” ka ndërhyrë në 27 numëratorë mekanik dhe elektronik, që të mos ua paguajë lojëtarëve 80% nga pagesat e realizuara. I akuzuari Maqani akuzohet se ka kontrabanduar automate ose programe kompjuterike, ka kryer shmangie tatimore në shumën prej 1 milionë e 399 mijë e 573 euro e 93 centë dhe shpëlarje të parave në vlerë prej 541 mijë e 745 euro.

Ndërsa, Armend Danqeli po akuzohet se nga 1 janari 2013 deri më 21 mars 2019 përmes biznesit “Euro Game”, ka ndërhyrë në numëratorët mekanik dhe elektronik të automjeteve, i ka dizajnuar dhe adaptuar në atë mënyrë që me numrin total të kombinimeve të mos ua paguajë lojtarëve 80% nga vlera e pagesave. Ai gjithashtu akuzohet se në emër të biznesit të lartcekur ka kryer shmangie tatimore në shumën prej 57 mijë e 661 euro e 10 centë.

I akuzuari Xhavit Krasniqi akuzohet se nga 24 maj 2016 deri më 21 mars 2019 përmes biznesit “Invest Kosova” Sh.P.K ka ndërhyrë në 19 numëratorë mekanik dhe elektronik, që të mos ua paguaj lojtarëve 80% nga pagesat e realizuara. I akuzuari Krasniqi ngarkohet se ka kontrabanduar automate ose programe kompjuterike, ka kryer shmangie tatimore në shumën prej 251 mijë e 171 euro e 61 centë dhe shpëlarje të parave në shumën prej 185 mijë euro.

Bylbyl Hebibi po akuzohet se nga 1 janari 2013 e deri më 21 mars 2019 përmes biznesit “Real Sport”, ka ndërhyrë në pesë numëratorë mekanik dhe elektronik të automjeteve, i ka dizajnuar dhe adaptuar në atë mënyrë që me numrin total të kombinimeve të mos ua paguajë lojtarëve 80% nga pagesat e realizuara.

Hebibi po akuzohet se ka kontrabanduar automate ose programe kompjuterike, se ka kryer shmangie nga tatimi në shumën prej 266 mijë e 715 euro e 61 centë si dhe ka kryer shpëlarje të parave në shumën prej 98 mijë e 112 euro.

Nexhat Ejupi po akuzohet se nga 1 janari 2013 e deri më 21 mars 2019 përmes biznesit “Lumi”, ka ndërhyrë në një numëratorë mekanik dhe elektronik të automjeteve, i ka dizajnuar dhe adaptuar në atë mënyrë që me numrin total të kombinimeve të mos ua paguajë lojtarëve 80% nga pagesat e realizuara. Ai gjithashtu akuzohet se ka kontrabanduar automate ose programe kompjuterike dhe se ka kryer shmangie nga tatimi në shumën prej 45 mijë e 846 euro e 94 centë.

I akuzuari Habil Krasniqi po akuzohet se nga 28 marsi 2017 e deri më 21 mars 2019 përmes subjektit “Loni Sport”, ka ndërhyrë në numëratorët mekanik dhe elektronik të automjeteve, i ka dizajnuar dhe adaptuar në atë mënyrë që me numrin total të kombinimeve të mos ua paguajë lojtarëve 80% nga pagesat e realizuara. Ai ngarkohet se ka kryer edhe shmangie tatimore në shumën prej 10 mijë e 634 euro si dhe shpëlarje të parave në shumën prej 259 mijë e 650 euro, në emër të biznesit të lartcekur.

Kreshnik Myrtollari është duke u akuzuar nga prokuroria se nga 11 janari 2018 e deri më 21 mars 2019 përmes biznesit “Club Gold”, ka ndërhyrë në tetë numëratorë mekanik dhe elektronik të automjeteve, i ka dizajnuar dhe adaptuar në atë mënyrë që me numrin total të kombinimeve të mos ua paguajë lojtarëve 80% nga pagesat e realizuara dhe se ka kontrabanduar automate ose programe kompjuterike, si dhe ka kryer shmangie tatimore në shumën prej 619 mijë e 266 euro e 90 centë.

I akuzuari Dodë Rica akuzohet se nga 2 nëntor 2017 deri më 21 mars 2019, përmes biznesit “Shqiponja Strip Club” ka kryer shmangie tatimore në shumën prej 36 mijë e 389 euro e 24 centë, përmes biznesit të lartcekur.

Ndryshe, të akuzuar në këtë rast për shmangie nga tatimi kanë qenë edhe Edmond Jakupi dhe Tahir Bërbatovci të cilët pasi që më 24 maj 2021 e kanë pranuar fajësinë, janë dënuar me 2 vite burgim me kusht dhe 2 mijë e 500 euro gjobë, raporton BetimipërDrejtësi.

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

JU REKOMANDOJMË

Zëdhënësi i Aleancës i përgjigjet ashpër Pecit: Jeni një shpi budallë, e ti je bira e fundit e kavallit!

Zëdhënësi i Aleancës i përgjigjet ashpër Pecit: Jeni një shpi budallë, e ti je bira e fundit e kavallit!
16/10/2026 - 22:26

Zëdhënësi i Aleancës, Kushtrim Xhemaili, ka reaguar ashpër ndaj kryetarit të GUXO-s, Faton Peci, pas deklaratave të këtij të fundit për zyrtarët e Aleancës, të cilët tha se...

Më shumëDetails

Skandal – Cenohet siguria kombëtare: Një shtetas i huaj arrin të futet në tunelet e Kampit të Njësive Speciale të Policisë në Vrellë, filmon gjithçka dhe i publikon pamjet. Si do ta arsyetojë këtë Xhelal Sveçla?

Skandal – Cenohet siguria kombëtare: Një shtetas i huaj arrin të futet në tunelet e Kampit të Njësive Speciale të Policisë në Vrellë, filmon gjithçka dhe i publikon pamjet. Si do ta arsyetojë këtë Xhelal Sveçla?
16/10/2026 - 22:18

Kampi i Njesive Speciale në Vrellë Këto pamje nuk supozohet të i shihte askush. Sepse janë hapësira të ndjeshme shtetërore të sigurisë. Por Matt Nadin, që thotë se...

Më shumëDetails

Policia e Kosovës: Tre policët e dyshuar për ngacmim u suspenduan me rekomandim të IKP’së pasi i panë provat që ua ofruam

Policia e Kosovës: Tre policët e dyshuar për ngacmim u suspenduan me rekomandim të IKP’së pasi i panë provat që ua ofruam
16/10/2026 - 22:00

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se pas pranimit të informacioneve se më datën 15 tetor 2026 tre zyrtarë policorë të Stacionit...

Më shumëDetails

Arrestohen dy kosovarë në protestën e Tiranës, në Polici deklaruan se janë simpatizantë të Kurtit

Arrestohen dy kosovarë në protestën e Tiranës, në Polici deklaruan se janë simpatizantë të Kurtit
16/10/2026 - 21:48

Dy protestues nga Kosova janë arrestuar gjatë protestës në Tiranë. Siç raporton Tv Klan në Shqipëri, sipas deklarimeve të tyre në komisariat, ata janë simpatizantë të kryeministrit të...

Më shumëDetails

“Komunikim transparent dhe në kohë”, KFOR ndanë detaje të bisedës së gjeneralit Vergori me kreun e ushtrisë serbe

“Komunikim transparent dhe në kohë”, KFOR ndanë detaje të bisedës së gjeneralit Vergori me kreun e ushtrisë serbe
16/10/2026 - 21:11

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Roberto Vergori, është takuar me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, Milan Mojsilovic. “Dialogu konstruktiv u përqendrua në ruajtjen...

Më shumëDetails

Policia hedh gurë ndaj protestuesve

Policia hedh gurë ndaj protestuesve
16/10/2026 - 21:05

Disa policë janë parë duke hedhur gurë ndaj protestuesve në qendër të Tiranës mbrëmjen e sotme, në pamjet që janë cilësuar gjerësisht si tronditëse. Videot e publikuara nga...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal në Spitalin Amerikan 2 të Klodian Allajbeut: Nënës iu dorëzua foshnja e gabuar, zbulohet se infermierja ishte e palicencuar

    Skandal në Spitalin Amerikan 2 të Klodian Allajbeut: Nënës iu dorëzua foshnja e gabuar, zbulohet se infermierja ishte e palicencuar

    146 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 37
  • Konfirmohet raportimi i Veriu.info: Komuna e Faton Pecit shpall fituese kompaninë për të cilën u paralajmërua se po i kurdisej tenderi 3-milionësh

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Skandal në “Uromedica” e Tomë Komanit: Zbulohet se ofronte ESWL (thyerjen e gurëve në veshka) pa licencim – Inspektorati ia ndaloi shërbimin

    144 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36
  • Ja çka thotë policia e shtetit për publikimet se kanë shkuar policë serbë në Tiranë

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • I kërkuan marrëdhënie intime në grup një gruaje, këta janë tre policët e suspenduar nga IPK-ja

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë