Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme, Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit ka arrestuar një person të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar.
Zyrtarët policorë, siç thuhet në njoftim, gjatë kryerjes së detyrave të rregullta, kanë ndaluar personin i cili rezultonte në kërkim dhe gjatë kontrollit, të njëjtit i është gjetur edhe një armë zjarri.
“Në koordinim me prokurorin e shtetit, zyrtarët policorë kanë ndërmarrë veprimet e mëtejme ligjore”, thuhet në njoftimin e policisë.












