Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Goditja e SPAK ndaj grupit të dyshuar për trafik kokaine nxjerr në skenë emrin e Samir Manes, dyshime për negociata miliona euro për një projekt në Palasë

13/06/2026 - 18:00
në Lajme
A A
Goditja e SPAK ndaj grupit të dyshuar për trafik kokaine nxjerr në skenë emrin e Samir Manes, dyshime për negociata miliona euro për një projekt në Palasë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Alfredo Hamazi dhe Luçiano Koçeku (alias Artur Koçeku) janë dy ‘kokat’ e grupeve kriminale të goditura nga SPAK e të përfshira në aktivitetin e trafikut të lëndëve narkotike e të pastrimit të parave. Nga dosja hetimore që VNA disponon, rezulton se Koçeku dhe Hamzai kanë një ndërveprim të fortë, duke ndihmuar njëri-tjetrin në trafikun e kokainës, pastrimin e parave dhe për krahun e punës në laboratorë në Ekuador.

Në kuadër të hetimeve ndaj këtyre personave, të cilët dyshohen se kanë pastruar në Shqipëri të ardhura të përfituara nga trafiku i narkotikëve, në dosjen e SPAK përmendet edhe emri i biznesmenit Samir Mane.

Sipas SPAK, në shtator të vitit 2020, Alfredo Hamzai dhe Adrian Rama kanë komunikuar në telefon lidhur me projektin e ndërtimit të një kompleksi vilash dhe apartamentesh në zonën e Palasës. Po ashtu, hetuesit kanë zbardhur komunikime mes personave nën hetim Alfredo Hamzai dhe Luçiano Koçeku, ku diskutohet për të njëjtin projekt.

“Në datën 30.01.2021, Luçiano Koçeku (alias Artur Koçeku) shkruan se i ka thënë “Lirit” (dyshohet se mund të bëhet fjalë për Ilir Shtufin) të shkojë të takojë “Zamirin” (dyshohet se bëhet fjalë për Samir Mane) për të diskutuar për ndërtimin për tokën. Nga fotot e shkëmbyera në bisedë, provohet fakti se dy shtetasit komunikojnë lidhur me tokat në Palasë”, thuhet në dosje.

Më tej, SPAK evidenton një tjetër komunikim mes Hamzait dhe Koçekut, ku flitet për dhënien e një shume parash që varionte nga 2 deri në 3 milionë euro biznesmenit Samir Mane, me qëllim sigurimin e një lejeje ndërtimi për projektin rezidencial. Sipas prokurorëve, si ndërmjetës i mundshëm në komunikimet mes Samir Manes dhe personave nën hetim dyshohet të ketë shërbyer biznesmeni Ilir Shtufi.

“Sipas komunikimit, shtetasit kanë planifikuar ndërtimin e rreth 30 vilave dhe një hoteli. Ndërmjetës në këtë komunikim me shtetasin Samir Manë, dyshohet të jetë biznesmeni Ilir Shtufi”, thuhet në dosje.

Në një tjetër bisedë të muajit shkurt 2021, SPAK evidenton se Luçiano Koçeku (alias Artur Koçeku) i ka komunikuar Alfredo Hamzait se Samir Mane kishte kërkuar 3 milionë euro për përfshirjen e tokës së këtij të fundit në projekt.

“Në bisedën e datës 24.02.2021, personi nën hetim Luçiano Koçeku (alias Artur Koçeku) i shkruan personit nën hetim Alfredo Hamzai se ka folur me Lirin (Ilir Shtufi) dhe me Zamirin (Samir Mane), dhe ky i fundit i ka thënë se do tre milionë euro që ta përfshijë tokën e Alfredo Hamzait në kompleks”, thuhet në dosjen e SPAK.

Sipas të njëjtës dosje, në një komunikim tjetër të zhvilluar gjatë shkurtit 2021, evidentohet se personat nën hetim kishin vendosur të zgjidhnin opsionin e pagesës prej 3 milionë eurosh për përfshirjen e tokës së Alfredo Hamzait në kompleksin “Green Coast”.

“Nisur nga fakti se personi nën hetim Luçiano Koçeku (alias Artur Koçeku) shprehet se “mund të na kërkojë 1 mil cash tjera shpia Zamiri”, dyshohet se tashmë këtij të fundit i është dhënë një shumë parash, që dyshohet se mund të jetë 1 milionë euro. Nga analiza e bisedës, arrihet në përfundim se marrëveshja me Samir Mane është që ky i fundit të marrë pagesën prej tre milionë euro dhe do kryejë ndërtimin e 40 vilave, nga të cilat 20% do t’i jepen personit nën hetim Alfredo Hamzai. Sa i përket hotelit, Luçiano Koçeku (alias Artur Koçeku) shprehet se e ka kërkuar hotelin me 120 dhoma dhe do të jetë i këtij të fundit dhe Hamzait”, thuhet në dosje.

Në një tjetër komunikim të administruar nga SPAK, Alfredo Hamzai bisedon me një person të identifikuar si Ardian Zykaj. Sipas përmbajtjes së kësaj bisede, Hamzai pretendon se marrëveshja me biznesmenin Samir Mane për projektin në Palasë ishte finalizuar.

Në një bisedë tjetër të Alfredo Hamzait me një person të quajtur Ardian Zykaj, Hamzai i shkruan se është mbyllur marrëveshja me biznesmenin Samir Mane për projektin në Palasë. Sipas komunikimit, Samir Mane do të merrte tre milionë euro për të ndërtuar kompleksin e vilave në pronën e Alfredo Hamzait. Kjo dyshohet se do të mundësohej duke bërë shtesë në projektin

“Green Coast 1”.

Gjithashtu, SPAK ka evidentuar komunikime të Adrian Ramës me Luçiano Koçeku (alias Artur Koçeku), i cili përmendet në dosje si person nën hetim në lidhje me çështje të tjera, përfshirë dyshimet për tjetërsim pronash në Zvërnec, ku pritet të ndërtohet një resort turistik. Sipas dosjes, Artur Shehu dyshohet se ka ndihmuar Alfredo Hamzain për sigurimin e pronave në zonën e Palasës.

Në dosje përmendet edhe emri i biznesmenit Orest Sota. Sipas hetimeve të SPAK, ai ka komunikuar me Alfredo Hamzain lidhur me projektin në Palasë. Prokurorët evidentojnë se, në gusht të vitit 2020, Hamzai dhe Sota kanë zhvilluar biseda që dyshohet se lidhen me projektin e planifikuar për t’u ndërtuar mbi zonën e “Green Coast 1”.

Hetimet për këtë çështje vijojnë, ndërsa pretendimet e përfshira në dosjen hetimore përbëjnë dyshime të organit të akuzës dhe nuk përbëjnë provë të fajësisë së personave të përmendur, pa një vendim gjyqësor të formës së prerë.Gjithashtu, SPAK ka evidentuar komunikime të Adrian Ramës me Luçiano Koçeku (alias Artur Koçeku), i cili përmendet në dosje si person nën hetim në lidhje me çështje të tjera, përfshirë dyshimet për tjetërsim pronash në Zvërnec, ku pritet të ndërtohet një resort turistik. Sipas dosjes, Artur Shehu dyshohet se ka ndihmuar Alfredo Hamzain për sigurimin e pronave në zonën e Palasës.

Në dosje përmendet edhe emri i biznesmenit Orest Sota. Sipas hetimeve të SPAK, ai ka komunikuar me Alfredo Hamzain lidhur me projektin në Palasë. Prokurorët evidentojnë se, në gusht të vitit 2020, Hamzai dhe Sota kanë zhvilluar biseda që dyshohet se lidhen me projektin e planifikuar për t’u ndërtuar mbi zonën e “Green Coast 1”.

Hetimet për këtë çështje vijojnë, ndërsa pretendimet e përfshira në dosjen hetimore përbëjnë dyshime të organit të akuzës dhe nuk përbëjnë provë të fajësisë së personave të përmendur, pa një vendim gjyqësor të formës së prerë.

JU REKOMANDOJMË

Canaj: Kur përmendet ‘Albin Baba’, më bien ndër mend vitet e 30-ta

Canaj: Kur përmendet ‘Albin Baba’, më bien ndër mend vitet e 30-ta
13/06/2026 - 18:51

Në emisionin “InfoMagazinë” analisti Blerim Canaj ka folur për diskursin politik dhe ndikimin në opinionin publik, veçanërisht te diaspora. Ai u ndal te përdorimi i termit “Albin Baba”,...

Më shumëDetails

Qytetari i revoltuar, pagoi për të shikuar Botërorin, por aplikacioni i Valës është i paqasshëm

Qytetari i revoltuar, pagoi për të shikuar Botërorin, por aplikacioni i Valës është i paqasshëm
13/06/2026 - 18:46

Një qytetar është ankuar se ka paguar 19.99 euro për të parë ndeshjet e Kampionatit Botëror në aplikacionin e Vala TV, mirëpo deri më tani ky aplikacion ka...

Më shumëDetails

Pensionistët e vuajnë rritjen e çmimeve në Kosovë, nuk e arrijnë dot fundin e muajit me shpenzime

Pensionistët e vuajnë rritjen e çmimeve në Kosovë, nuk e arrijnë dot fundin e muajit me shpenzime
13/06/2026 - 18:42

Jakup Vitija, pensionist nga Prishtina thotë se e ka gjithnjë e më të vështirë të përballoj shpenzimet bazike të jetesës. Një pjesë e madhe e të ardhurave të...

Më shumëDetails

Dedaj: LVV votat në Kosovë i ka blerë kurse në përfaqësitë diplomatike dhe në diasporë masovikisht i ka vjedhur!

Dedaj: LVV votat në Kosovë i ka blerë kurse në përfaqësitë diplomatike dhe në diasporë masovikisht i ka vjedhur!
13/06/2026 - 18:25

Ish-ambasadori i Kosovës në RMV, Gjergj Dedaj, ka reaguar pas rezultatit të LVV-së në përfaqësitë diplomatike dhe diasporë.Dedaj në reagimin e ka theksuar se opozita duhet t’a diskutojë...

Më shumëDetails

Vde’kja e Sahit Jasharit, Kurti shkon në Skënderaj për ngushëllime

Vde’kja e Sahit Jasharit, Kurti shkon në Skënderaj për ngushëllime
13/06/2026 - 18:13

Qeveria e Kosovës përmes një postimi në faqen zyrtare në ‘facebook’ kanë bërë të ditur se kreu i Qeverisë në detyrë, Albin Kurti, ka qëndruar sot në Skenderaj...

Më shumëDetails

Petrol Company e donatorit të VV-së, Shkëlzen Jusaj, procedohet për gjykatë – shiti naftë mbi çmimin e lejuar në kohë krize

Petrol Company e donatorit të VV-së, Shkëlzen Jusaj, procedohet për gjykatë – shiti naftë mbi çmimin e lejuar në kohë krize
13/06/2026 - 17:33

Për shkak të krizës së naftës si pasojë e luftës së ShBA-së dhe Izraelit me Iranin, çmimi i derivateve të naftës ishte ngritur në gjithë botën, ku në...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Cakolli: Kur dorëhiqesh nga ekzekutivi s’ka vend për të qëndruar në objekt, e lëre më për të votuar borde

    Numërimi i votave me postë ende në fazë të hershme, Cakolli jep projeksionet e mandateve

    133 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Në këtë link mund t’i përcillni rezultatet preliminare të zgjedhjeve

    570 Shpërndaje
    Shpërndaje 228 Tweet 143
  • Votat e diasporës: Kush po merr më shumë, ky është linku për rezultate

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Petrol Company e donatorit të VV-së, Shkëlzen Jusaj, procedohet për gjykatë – shiti naftë mbi çmimin e lejuar në kohë krize

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Vjen lajmi i shumëpritur nga të gjithë: Hekuran Murati tregon ditën e saktë kur pritet të ekzekutohen shtesat prej 100 për sektorin privat

    144 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë